POEZIJacques PrévertKështu është - Jacques Prévert

Kështu është – Jacques Prévert

-

Një marinar ka lënë detin

Anija e tij ka lënë portin

MBRETI KA LËNË MBRETËRESHËN

Dhe një kurnac ka lënë arin

Kështu është

Një vejane ka lënë dhimbjen e saj

Një grua e çmendur ka lënë çmendinë

DHE BUZËQESHJA JOTE KA LËNË BUZËT E MIA

Kështu është  

TI DO TË MË LESH

Ti do të më lesh

Ti do të më lesh

TI DO TË KTHEHESH TEK UNË

TI DO TË MARTOHESH ME MUA

Ti do të martohesh me mua

Thika martohet me plagën

Ylberi martohet me shiun

Buzëqeshja martohet me lotët

Përkëdhelja martohet me rrudhat

Kështu është

Dhe zjarri martohet me akullin

Dhe vdekja martohet me jetën

DHE JETA MARTOHET ME DASHURINË

TI DO TË MARTOHESH ME MUA

TI DO TË MARTOHESH ME MUA

TI DO TË MARTOHESH ME MUA

Kështu është   

Jacques Prévert

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty