POEZIJacques PrévertSi te besh nje portret zogu - Jacques Prévert

Si te besh nje portret zogu – Jacques Prévert

-

Ne fillim pikturoni nje kafaz
Me nje dere te hapur
Me pas pikturoni
Dicka te lezetshme
Dicka te thjeshte
Dicka te bukur
Dicka te dobishme
Per nje zog
Me pas vendoseni telajon brenda nje peme
Ne nje kopesht
Apo ne nje pyll
Fshihe pas pemes
Pa thene asgje
Pa levizur asnje centimeter
Ndonjehere zogu vjen shpejt
Por atij mund t’i duhen gjithashtu shume vite
Perpara se te vendose
Mos u shkurajo
Prit
Prit me vite nese te duhet
Shpejtesia apo ngathtesia
E ardhjes se zogut
Nuk ka asnje efekt
Mbi rezultatin e piktures
Kur te vije zogu
Nese vjen
Mbaj heshtjen me te thelle
Prit qe zogu te hyje ne kafaz
Dhe kur ai te jete brenda
Mbylle me butesi deren me brushe boje
Me pas
Fshiji te gjitha hekurat nje nga nje
Nderkohe qe kujdesesh
Te mos prekesh asnje nga pendet e zogut
Me pas bej portretin e pemes
Duke zgjedhur degen me te bukur
Per zogun
Pikturo gjelberimin
Dhe freskine e eres po ashtu
Sperkatjen e diellit
Dhe zhurmen e kafsheve ne bar
Ne nxehtesine e veres
Dhe me pas prit qe zogu te vendose te kendoje
Nese zogu nuk kendon
Eshte shenje e keqe
Eshte shenje qe pitkura jote eshte e keqe
Por nese ai kendon
Eshte shenje e mire
Eshte shenja
Se ti mund ta firmosesh pikturen
Me pas me shume kujdes shkul
Nje nga pendet e zogut
Dhe shkruaj emrin tend
Ne cepin e telajos
Si te besh nje portret zogu
Jacques Prévert
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty