POEZIErica JongZilia penisit - Erica Jong

Zilia penisit – Erica Jong

-

I KAM ZILI BURRAT QË DIGJEN

Me zbrazëti të pafundme

DREJT TRUPIT TË NJË GRUAJE

DUKE SHPRESUAR SE DËSHIRA

DO TË BËJË NJË FËMIJË

Se vetë zbrazëtia

Do të fertilizojë errësirën

Gratë nuk kanë anjë iluzion për këtë

DUKE QENË NJËHERËSH

SHTËPI, TUNELE

KUPA, DHE MBAJTËSE KUPASH

Duke e njohur zbrazëtinë si një gjendje të përkohshme

Ndërmjet dy plotësive

Duke mos parë asnjë romancë në të

NËSE DO TË ISHA NJË BURRË

I dënuar me zbrazëtine e pafundme

Dhe duke mos pasur asnjë mundësi zgjedhjeje në këtë çështje

Si të tjerët, pa asnjë dyshim

UNË DO TË GJEJA NJË GRUA

DHE DO TË PAGËZOJA HËNËBELIN E SAJ

SHËN MËRI, PERËNDESHË FLOKËARI

DHE DO TA KTHEJA NË TENDËN E DËSHIRIMEVE TË MIA

PARASHUTËN E MËNDAFSHTË TË EPSHIT TIM

Ikonën syblu të sensacioneve të mia seksuale të shenjta

NËNËN E URISË SIME

Por duke qenë se jam një grua

Unë jo vetëm që duhet të frymëzojë poemën

Por duhet gjithashtu edhe ta shkruaj atë

Jo vetëm ta ngjiz fëmijën

Por gjithashtu edhe ta mbart  

Dhe jo vetëm ta mbart fëmijën

Por gjithashtu edhe ta laj

Dhe jo vetëm ta laj fëmijën

Por gjithashtu edhe ta ushqejë

Dhe jo vetëm ta ushqejë fëmijën

Por gjithashtu edhe ta mbajë

Kudo, kurdo…

TEKSA BURRAT SHKRUAJNË POEMA

MBI MISTERET E MËMËSISË

I kam zili burrat që digjen

Me zbrazëtinë e pafundme

Zilia penisit

Erica Jong

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty