ARTArtsper(PJESA 2): PËRSE I DONTE VAN GOGH LULET E...

(PJESA 2): PËRSE I DONTE VAN GOGH LULET E DIELLIT? – Historia pas Serisë së Luleve të Diellit

-

(PJESA 2): PËRSE I DONTE VAN GOGH LULET E DIELLIT?  

Historia pas Serisë së Luleve të Diellit

Nga REVISTA ARTSPER  

Në gusht 1888, Van Gogh i shkroi vëllait të tij, një tregtar i famshëm arti. Në letër, ai shkruante për një lule dielli të madhe që e kishte parë në një dritare afër galerisë së tij. Ai shpjegonte se ajo kishte frymëzuar serinë e tij të parë të luleve të diellit, e pikturuar në vitin 1887. Seria e dytë u pikturuar në Arles dhe përbëhet nga gjashtë telajo, dy prej të cilave ai i quan “përsëritje.” Këto dy periudha në jetën e artistit njihen me trishtim si më shkatarrimtaret dhe brutalet, megjithëse kanë qenë tejet pjellore për të. Në të vërtetë, ishte gjatë kësaj kohe që piktori kompozoi pjesët e tij më të vlerësuara, duke lenë një gjurmë të konsiderueshme në historinë e artit. Në pikturat e tij mund të vihet re përsëritja e nostalgjisë. Në veçanti, në një vepër, ku nëna dhe motra e tij shihen në një kopësht plot me lule dielli.   

Rëndësia e Gauguin në dashurinë e pandërprerë të Van Gogh-ut për lulet e diellit

Dimër 1888. Vincent van Gogh dhe Paul Gauguin jetuan së bashku për disa javë në shtëpinë e verdhë të famshme në Arles, në jug të Francës. Këto 63 ditë u shënjuan nga një adhurim i përbashkët që shumë shpejt do të kthehej në një miqësi të dështuar për të dy artistët post-impresionistë. Pas serisë së tij të parë me lule dielli në vitin 1887, Van Gogh iu rikthye dashurisë së tij për bimët shumëngjyrëshe gjatë ditëve që ai kishte ndarë me Gauguin-in në Arles. Pasi e ftoi mikun e tij që të bashkohej me të në shtëpinë e tij modeste për të cilën ai e fantazonte si epiqendrën utopike të prodhimeve të tyre, Van Gogh dekoroi dhomën e shokut. Si mund të zbukuroheshin më mirë muret e shtëpisë së verdhë se sa më lule dielli ekstravagante?

Marrëdhënia e tyre, megjithëse miqësore, doli se ishte pjesërisht e motivuar nga një objektiv financiar. Në të vërtetë, Theo van Gogh, vëllai i Vincent-it dhe tregtari i artit, luajti një rol të madh në lulëzimin e karreirës së Paul Gauguin, piktorit francez nga ekskursionet e tij të në Martinique. Megjithatë, të dy artistët kishin shumë respekt të madh për njëri-tjetrin dhe kanë marrë pjesë në vlerësimin e njëri-tjetrit. Vëmendja e Gauguin-it ndaj pikturave me lule dielli të Van Gogh sigurisht që e kanë motivuar gjeniun holandez të ndiqte kompozimet e tij në natyrë të qetë. Në fakt, francezi kishte kërkuar piktura nga dy seritë me lule dielli. Në total ishin 11 vepra, njëra prej të cilave humbi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht dallimeve të tyre dhe episodit tragjik të aksidentit të Van Gogh, dyshja vazhdoi korrespondencën deri në vdekjen e tij.   

Piktura: Vincent van Gogh, Dhoma e gjumit në Arles, tetor 1888

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/why-van-gogh-loved-sunflowers/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.   

#impressionism #modernart #painting #paulgauguin #vincentvangogh #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty