ARTArtsperShtëpitë e ankandeve... (PJESA 6): KUSH E VENDOS...

Shtëpitë e ankandeve… (PJESA 6): KUSH E VENDOS VLERËN E NJË VEPRE ARTI?

-

Shtëpitë e ankandeve…

(PJESA 6): KUSH E VENDOS VLERËN E NJË VEPRE ARTI?

Mona Lisa kushton rreth 1 miliardë dollarë, por kush e vendos këtë çmim?

Nga REVISTA ARTSPER

Shtëpitë e ankandeve

VENDIMARRËSIT E PESHAVE TË RËNDA NË TREGUN SEKONDAR TË ARTT JANË SHTËPITË E ANKANDEVE. Sotheby’s, Christie’s, dhe Bonhams janë disa nga shtëpitë e ankandeve më të famshme për të cilat mudn të keni dëgjuar. Shtëpitë e ankandeve punojnë së bashku me klientët e tyre për t’u dakordësuar mbi vlerën, e cila është përfaqësuese e tregut kontemporan. Për të mbërritur në një vendim, ata do të marrin në konsideratë disa faktorë si ekspertët e artit dhe koleksionistët. A ka një rëndësi historike apo kontemporane ndaj artistit apo vlerës së artit? A është vërtetuar origjinaliteti i veprës? Për sa është shitur një vepër e ngjashme?

Shtëpitë e ankandeve do të shikojnë gjithashtu edhe prejardhjen, apo historinë e pronësisë së një vepre arti. Nëse një pjesë ka kaluar në duart e pronarëve të njohur, të tillë si njerëz të famshëm apo koleksionistë të njohur, kjo mund ta rrisë vlerën e veprës. Në vitin 2015, “Vajza e re me një shportë me lule” e Picasso-s u shit në një ankand për 115 milionë dollarë. Kjo rritje në çmim ndodhi për shkak të faktit se piktura kishte qenë në pronësi të David dhe Peggy Rockefeller për mbi 60 vjet. Origjina, prejardhja ofron një narrativë për një vepër arti, e cila mund të ndihmojë në rritjen e vlerës së saj.

Kur një pjesë shitet në një ankand, çmimi përfundimtar i shitjes do të jetë sipas konkurrencës ndërmjet ofertuesve. Ky element luftues mund të rrisë në mënyrë drastike vlerën e një vepre arti. Në vitin 2022, Christie’s shiti “The Sugar Shack “ të Brnie Eugene Barnes për 215.3 milionë dollarë, përkundrejt një vlerësimi para-shitjes ndërmjet 150,00 deri në 200,000 dollarë. Kjo do të thotë se çmimi final i shitjes ishte 76 herë më i lartë se vlerësimi!  

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/who-decides-the-value-of-an-artwork/    

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

#enkeledasuti #artvalue

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty