C’kishte ndodhur njeqind vitet e fundit me Shqiperine? Thelbi i historise mund te permblidhej me dy fjale: kalvari i rikthimit ne Evrope. Nje moterzim me transcendental do te ishte: rikthimi i shkabes se arratisur. Ky moterzim i afrohej me shume thelbit te ceshtjes: behej fjale per rikthimin e Shqiperise ne kontinentin meme. Sic eshte thene edhe nje here tjeter, ndodhia te kujtonte legjenden ballkaniko-kaukaziane per kthimin e nje shqiponje, te shfrytezuar prej Leon Tolstoit ne nje nga kryeveprat e tij. Shqiponja, pas nje roberimi te gjate, arrin te arratiset e te kthehet tek te te vetet. Mirepo, ne nje nga kthetrat e saj ajo ka nje shenje te roberuesit: nje unaze. Eshte pikerisht ajo shenje qe behet shkaktare qe fisi i shkabave, ne vend qe ta prese me mall shpendin e ikur, e pret me ftohtesi, si te huaj.
Shkeputur nga libri ‘Mosmarreveshja: Shqiperia perballe vetvetes’, Sprove letrare me tre pjese, nga Ismail Kadare, botimi i trete perfundintar, Onufri, 2012.