ARTArtsper(PJESA 1): PËRSE I DONTE VAN GOGH LULET E...

(PJESA 1): PËRSE I DONTE VAN GOGH LULET E DIELLIT? – Roli vendimtar i fëmijërisë së artistit

-

(PJESA 1): PËRSE I DONTE VAN GOGH LULET E DIELLIT?  

Roli vendimtar i fëmijërisë së artistit

Nga REVISTA ARTSPER  

Në mes të shekullit të 19-të, familja e Van Gogh-ut jetonte një jetë të thjeshtë në një qytezë rurale holandeze e quajtur Zundert. Fëmijëria e Vincent van Gogh në një familje borgjeze pati një impakt të konsiderueshëm tek artisti i mallkuar. Në fakt, ajo la një shenjë të përhershme. Përtej kësaj, hyrja e Van Gogh-ut në këtë botë ndodhi gjatë një periudhe dhimbjeje të tmerrshme për familjen e tij. E ëma e tij kishte lindur një foshnjë të vdekur vetëm një vit më parë. Kjo tragjedi e shënjoi familjen, duke lënë pas ankth dhe frikë pas humbjes së njeriut të dashur. Një fëmijë i mbyllur dhe me një mendje disi të ngushtë, ai gjeti ngushëllim të ëndërrimi syhapur. Atij i pëlqente të ishte një lule muri, shpesh duke vëzhguar mjediset e tij rrethuese, të cilat dikush do t’i përshkruante si banale.     

Për të vlerësuar plotësisht shtrirjen e adhurimit të luleve të diellit nga Van Gogh, është e nevojshme të eksplorojmë historinë që artisti ka lënë pas. I ardhur nga një fshat që nuk ishte shumë i rëndësishëm brenda skenës kulturore apo politike, luksi nuk ishte pjesë e fëmijërisë së artistit. Ndoshta kjo është arsyeja përse ai ishte kaq i dhënë pas luleve të diellit, të cilat ai i quante “lule dielli rustike.” Kur shihte një lule dielli, ai nuk vinte re asnjë fije rafinimi. Dhe megjithatë, lulet e diellit ngjallin një bukuri të veçantë. Atë të fshatit të vërtetë, atë të jetës së vërtetë, atë të njerëzve të vërtetë.

Lulja e diellit ishte e trashë, e ashpër dhe e papërsosur, petalet e saj të ashpra dhe kërcelli i që ndryshojnë në pamje, dhe që rrotullohet me lëvizjen e diellit. Ne mund të hamendësojmë se ngjyra e ndezur e ka ndihmuar për të ndriçuar ditët e tij, të cilat ai i kalonte ose në Hollandë, në Paris apo në Arles.

Piktura 1: Paul Gauguin, Vincent van Gogh duke pikturuar lulet e diellit, 1888

Piktura 2: Vincent van Gogh, Luledielli, 31 gusht 1887

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/why-van-gogh-loved-sunflowers/

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.   

#impressionism #modernart #painting #paulgauguin #vincentvangogh #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty