ARTArt DixhitalRëndësia e zhvillimeve teknologjike - PJESA 2: CILA ËSHTË...

Rëndësia e zhvillimeve teknologjike – PJESA 2: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?

-

Rëndësia e zhvillimeve teknologjike

PJESA 2: CILA
ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?  
 

Nga Revista
ARTSPER

 

Krahas marrëdhënies komplekse
ndërmjet veprës së artit dhe shoqërisë, sot artistët po përdorin mjetet pamore
të cilat janë në dispozicionin e tyre. Boja, mbështetësja apo materiali i
skulpturuar varen nga niveli i zhvillimit të shoqërisë ku ata jetojnë. Të
gjitha këto prekin të gjitha veprat e artit.

 

Për shembull, kur u shpik
boja me tubet në mes të shekullit të 19-të, artistët filluan të pikturonin në
mjedise të hapura. 20 vjet më vonë lindi Impresionizmi. Është mëse e arsyeshme
të themi se, pa këtë shpikje, kjo lëvizje artistike mund të mos kishte ndodhur
kurrë.  

 

Kohët e fundit, lidhja ndërmjet
inovacioneve teknolgjike dhe krijimit artistik është edhe më e dukshme.
Materialet e reja penetrojnë veprat e artit: përzierje plastike, metalike dhe
polimere të të gjitha llojeve. Teknikat e reja krijuese gjithashtu: video,
foto, printer 3D, krijimi nga një program kompjuterik, teknologjia e
informacionit, realiteti virtual, etj.    

 

Rrjedhimisht, rëndësia e
mjedisit social dhe teknologjisë në krijimin artistik është shumë i madh. Diçka
e tillë nuk duhet mbivlerësuar, por as edhe të injorohet. Me këto evolucione ne
mund t’i paraprijmë se si do të jetë e ardhmja e artit.

 

Rrjedhimisht, ne duhet të
evidentojmë dhe prioritizojmë evolucionet kryesore të kohëve tona, njëherësh
nga këndvështrimi shoqëror dhe teknologjik.

 

Si t’i identifikojmë
evolucionet kryesore sot?

 

Tenedencat kryesore që
qeverisin botën tonë janë të shumta: globalizimi, ndasitë komunitare, krizat
mjedisore, zgjerimi i telekomunikacioneve, transhumanizmi, inteligjenca
artificiale, lufta kundër padrejtësive sociale, seksuale apo fetare…

 

Sido që të jetë të gjitha
zhvillimet teknologjike tashmë janë rrugës: realiteti virtual, printimi 3D,
krijimi dixhital apo nëpërmjet algoritmeve, materialet novatore…

 

Deri
diku duket e pamundur të parashikojmë se cilat nga këto zhvillime do të
përcaktojnë më së shumti të ardhmen e artit. Gjithsesi ne ende mund të bëjmë
disa parashikime.

 

Imazhi 1:
Pamje nga ekspozita: Anish Kapoor, 
Descente dans les limbes, 2016, në të cilën
artisti përdor teknologjinë “Vantablack”, e cila lejon krijimin e një të zeze e
cila përthith 99.99% të dritës. 

 

Imazhi 2: Pamje e një artisti duke përdorur
programin kompjuterik të pikturimit 3D “Tilt Brush”

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty