ARTArt BashkëkohorPJESA 1: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? -...

PJESA 1: CILA ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT? – Arti si një reflektim i shoqërisë

-

PJESA 1: CILA
ËSHTË E ARDHMJA E ARTIT?   

Arti
si një reflektim i shoqërisë 

Nga Revista ARTSPER

E ardhmja e artit: çfarë
subjekti ambicioz!   

 

Sa e rrezikshme është të
deklarosh se mund të dallosh me qartësi të ardhmen kur e tashmja është tashmë
kaq komplekse. Megjithatë, e ardhmja e artit tashmë është këtu, siç shihet në
evolucionet kulutore, sociale dhe teknologjike. Nëse ne do të shohim se si ka evoluar
arti në të kaluarën, atëherë le të përpiqemi t’i paraprijmë disa prej
tendencave kryesore që mund të pasojnë.

 

Shpesh është thënë
se “arti është një reflektim i shoqërisë”. Kjo ka qenë teza e
mbrojtur nga Yves Michaud, një filozof i famshëm francez.

 

Artistët nuk janë krijues të
izoluar. Puna e tyre është rezultat i marrëdhënies së tyre me botën e jashtme.
Shpesh duke komentuar mbi politikën, pushtetin apo pasurinë, artisti mund, ose
nuk mund të dialogojë me shqetësimet njerëzore, të cilat janë në vetvete
fuqimisht të kushtëzuara nga kultura në të cilën ata jetojnë. Veprat jo
perëndimore gjithashtu, të tilla si maskat afrikane apo oqeanike dhe totemi
rrjedhin nga ky model.

 

Dekadat e fundit, lidhjet
ndërmjet “artit” dhe “shoqërisë” janë bërë edhe më të dukshme. Për shembull,
fotografia dhe video filluan të kapin realitetin, ta dokumentojnë atë, ta
inskenojnë dhe ndonjëherë edhe ta denoncojnë atë. Arti
dhe artistët pop, kanë kapur më së miri simbolet tona. Dhe një gjeneratë e re
artistësh po i përdorin veprat dhe metodat e tyre për të denoncuar, ndërvepruar
apo edukuar publikun.

 

Imazhi: Banksy, Pa titull, 2019

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/what-is-the-future-of-art/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty