ARTArt DixhitalPJESA 5: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT...

PJESA 5: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT DIXHITAL – Koha për të rimenduar modelin

-

PJESA 5: ANA E ERRËT E
TREGUT TË ARTIT DIXHITAL

Koha
për të rimenduar modelin

 

Nga Revista
ARTSPER

 

Ambientalistët
po ushtrojnë më shumë presion për ndryshimin e tregut të artit kripto. Një
shembull i kohëve të fundit lidhur me këtë është rasti i ArtStation, një markatë
online për artistët dixhital. ArtStation anulloi planet e tij për lançimin e një
platforme NFT-je brenda disa orësh pasi mori disa reagime të ashpra. Njerëzit të
cilët dëshirojnë të shkëpusin veten nga arti kripto, dhe që ndajnë besimin e
pavdekshmërisë së saj mjedisore, po rriten në numër.

 

Për
më tepër, Mike Winkelmann, i konsideruar nga shumë si babai i NFT-ve, dhe i
njohur me pseudonimin Beeple, ka dalë përpara me një propozim personal. Ai është
betuar se veprat e tij të ardhshme të arit do të jenë “neutrale” apo “negative”
nga pikëpamja e karbonit. Ai planifikon për kompensimin e emisioneve të NFT-ve
të tij duke investuar në energji të rinovueshme dhe projekte konservimi.

 

Ka disa
njerëz të cilët nuk dëshirojnë të marrin pjesë në tregun e NFT-ve. Përfundimisht,
artistët janë ata të cilët po bëjnë më shumë presion për ndryshimin. Nëse tregu
i NFT-ve nuk do të fillojë të përmbushë këto kërkesa, artistët mund të fillojnë
me prerjen e NFT-ve të tyre nga tregu, duke përdorur kripromonedha më të
pastra. Tashmë ekziston një përpjekje e drejtuar nga një artist, i cili po ngre
fonde për të shpërblyer njerëzit që mund të gjejnë mënyra të reja për ta bërë
artin kripto më të qëndrueshëm. Tani për tani loja e pritjes vijon.

 

Përkufizim:
Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art,
muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me
kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program kompjuterik
si shumë kripto.

 

Imazhi:
NFT nga Mike Winkelmann

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-dark-side-of-the-digital-art-market-the-ecological-consequences-of-nfts/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty