ARTArt BashkëkohorPJESA 1: JEFF KOONS & QENI I TIJ I...

PJESA 1: JEFF KOONS & QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE – Ku duhet ta gjejmë vlerën e artit: tek pasioni i artistit apo tek syri i publikut?

-

PJESA 1: JEFF KOONS
& QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE  

Ku duhet ta gjejmë vlerën e artit: tek pasioni i artistit
apo tek syri i publikut?

 

Çfarë mund ta bëjë këtë qen të fryrë më të thellë sesa ç’duket?

Loja e objekteve të rënda përkundrejt dukjeve të lehta…

 

Nga REVISTA ARTPSER

 

Në vitin 1994, ekspozohet për herë të parë një qen i fryrë
monumental, i cili do të qëndronte në skenën e artit ndërkombëtar për dekadat që
pasuan. Në vitin 2013, i njëjti “Qen Tullumbac”, një vepër nga Jeff Koons, theu
rekordin si vepra më e shtrenjtë e artit e shitur nga një artist i gjallë me një
vlerë prej 58.4 milionë dollarë. I lindur në vitin 1955, Koons njihet për përfaqësimet
e tij gjigande të objekteve të mas-medias. Mendimet mbi këtë artist variojnë:
disa e shohin si një pioner, i cili do ta ndryshojë artin përgjithmonë. Të tjerë
e konsiderojnë si me shije të keqe dhe shumë komercial.

 

“Qeni Tullumbace” & “Seria e Festimeve”

Qentë Tullumbace të Jeff Koons janë pjesë e serisë së tij
të famshme të Festimeve të vitit 1994, të përbërë nga objekte festash, të llustruara
dhe të shkëlqyeshme. Seria përbëhet nga rreth 20 skulptura të mëdha, si edhe
nga rreth 15 piktura në vaj. I interesuar në temën e nostalgjisë, Jeff Koons prezanton
kafshë të fryra, por gjithashtu Play-Doh, tulipanë, madje edhe vezë pashke.
Skulpturat e tij na kthejnë në kohët më të thjeshta të fëmijërisë dhe festimin
e gëzimit të festimeve nëpërmjet monumentales.

 

Koons e shpall vetveten si një “njeri ideal”; ai e
imagjinon punën e tij përpara se ajo të realizohet në studio nga njerëz të tjerë.
Secila nga skulpturat e tij realizohet me saktësi të madhe nga çelik i
pandryshkshëm dhe përfundohet me një veshje të tejdukshme blu, të purpurt,
portokalli, të kuqe apo të verdhë. Ngjyra elementare të cilat tregojnë se Koons
nuk frikësohet nga thjeshtësia karakteristike e artit të tij.           

 

Imazhi: Jeff Koons, Festimet, 2013 

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/jeff-koons-and-his-infamous-balloon-dog/

 

Copyright
i përkthimit
www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty