ARTArt DixhitalPJESA 4: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT...

PJESA 4: ANA E ERRËT E TREGUT TË ARTIT DIXHITAL – Kosto e makinerive energji-gëlltitëse

-

PJESA 4: ANA E ERRËT E
TREGUT TË ARTIT DIXHITAL

Kosto
e makinerive energji-gëlltitëse

 

Nga Revista
ARTSPER

 

Problemi
ekologjik i NFT-ve është tek konsumimi dhe jo tek prodhimi i tyre. Aktualisht,
NFT-të operojnë nëpërmjet një sistemi sigurie kriptomonedhash si ‘Ethereum’ dhe
‘Bitcoin’ për të mbrojtur transaksionin. Sistemi funksionon nëpërmjet një serie
fjalëkalimesh komplekse, si një gjueti thesari, duke e berë gjithnjë edhe më të
vështirë hakerimin e rekordeve të tyre financiarë. Këto fjalëkalime të vështira
krijohen nga makineri energji-gëlltitëse.

 

Ky
proces është pabesueshmërisht jo efiçient me qëllim. Ideja është që duke përdorur
shuma kopjuese energjie elektrike, të quajtuara ironikisht si njësi “gazi”, ti
duhet të paguash shumë në mënyrë që të marrësh pjesë. Kjo shërben si një
barrierë duke lejuar që vetëm aktorët seriozë të hyjnë në treg. Për pasojë, ‘Ethereum’
përdor po aq shumë energji elektrike sa i gjithë shteti i Libias!

 


gjendjen aktuale të tregut dixhital, NFT-të blehen dhe shiten gjerësisht në markata
të tilla si “Nifty Gateway” dhe “SuperRare”. Këto markata përdorin ekskluzivisht
kriptomonedhën ‘Ethereum’. Këtu mund të filloni të shihni problemin me afilimin
e NFT-ve me’ Ethereum’. Dhe problemi nuk ndalon këtu!

 

“Shumë
transaksione NFT dërgojnë një sinjal të fuqishëm ekonomik tek minatorët të cilët
mund të çojnë në rritjen e emisioneve,” thotë Susanne Köhler, kërkuese e teknologjive
të qëndrueshme blockchain në Universitetin Aalbord të Danimarkës. Nëse NFT-të çojnë
në një rritje të konsiderueshme të vlerës së ‘Ethereum’, minatorët mund të përpiqen
të arkëtojnë duke rritur numrin e makinerive që ata përdorin. (Siç mund ta
dini, një person i cili vepron me monedha kripto quhet një minator).
Pergjithësisht, më shumë makineri do të thotë më shumë ndotje. Edhe nëse
makineritë e reja janë më të mira për zgjidhjen e fjalëkalimeve, që do të thotë
se përdorin më pak energji, këto fjalëkalime janë dizenjuar që të bëhen
progresivisht edhe më të vështira. Çdo progres do të zhvlerësohet nga një
sistem, i cili është dizenjuar për t’i mbajtur gjërat jo efiçiente. 

 

Përkufizim:
Një NFT është një aset dixhital që përfaqëson objektet e botës reale si art,
muzikë, artikujt në lojra dhe video. Ato blihen dhe shiten online, më shpesh me
kriptomonedha, dhe përgjithësisht ato janë të koduara me të njëjtin program
kompjuterik si shumë kripto.

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/the-dark-side-of-the-digital-art-market-the-ecological-consequences-of-nfts/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty