ARTArt BashkëkohorPJESA 3: JEFF KOONS & QENI I TIJ I...

PJESA 3: JEFF KOONS & QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE – A është “Qeni Tullumbace” një skulpturë sipërfaqësore? & Çfarë i jep vlerë një vepre?

-

PJESA 3: JEFF KOONS
& QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE 

A është
“Qeni Tullumbace” një skulpturë sipërfaqësore? & Çfarë i jep vlerë një
vepre?

 

Nga REVISTA ARTPSER

 

A është “Qeni Tullumbace” një skulpturë sipërfaqësore?

Pavarësisht këtij aspekti fëminor, është e vështirë të
injorojmë faktin se, këto vepra janë të njohura për çmimet e tyre tërbuese për
të cilat ato janë shitur. Kur thjeshtësia dhe pafajësia e lodrës së një fëmije
kthehen në rekorde shitjesh, kjo është diçka që kritikët e refuzojnë. Në vitin
2019, ai madje theu një rekord të ri me veprën e tij të “Lepurit”, e cila u
shit për 91.1 milionë dollarë. Kështu, “Lepuri” i fryrë prej argjendi i Koons rrëzoi
nga froni pikturën “Pishina me Dy Figura” nga
David Hockney. Shpesh, emri i Jeff Koons shoqërohet me fjalën “kitsch”,
një mbiemër disi përkeqësues që i jipet objekteve që pretendojnë se janë art,
por të cilave iu mungon kompleksiteti apo finesa. Për më tepër, fakti se, ai
nuk i bën vetë veprat e tij, por menaxhon shitjen e tyre për këto çmime
astronomike është në mënyrë të dukshme e diskutueshme.

 

Çfarë i jep vlerë një vepre?

Atëherë, ngrihet pyetja se çfarë e bën një vepër arti
komplekse, dhe se sa i nevojshëm është ky kriter për ta bërë interesante një
vepër arti? Ku duhet ta gjejmë vlerën e artit: tek pasioni i artistit apo tek
syri i publikut? Pra, vepra arti sipërfaqësore apo një odë për thjeshtësinë?
Krijmtari unike apo xhest komercial? Qentë shumëngjyrësh tullumbace të Jeff
Koons me shumë mundësi do të mbeten një burim debati për disa vite. Po ti, çfarë
mendon për “Qentë Tullumbace” të Koons?           

 

Imazhi 1:
Bashkëpunimi i Koons me Jay Z për një festival, duke krijuar një “Qen Tullumbace”
të fryrë në përmasa të mëdha, 2017 
 

Imazhi 2: Jeff
Koons dhe “Lepuri” i tij në Muzeun Tate Modern, në vitin 2009 
 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/jeff-koons-and-his-infamous-balloon-dog/

 

Copyright
i përkthimit
www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty