ARTArtsperPJESA 1: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Zelli...

PJESA 1: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S – Zelli artistik i Picasso-s – Përpara dhe pas Picasso-s

-

PJESA 1: TË KUPTOJMË
QERAMIKAT E PICASSO-S

Zelli artistik i Picasso-s

Përpara dhe pas
Picasso-s

 

Nga Revista ARTSPER 

 

Veprat piktoreske të
Picasso-s janë disa nga më të famshmet në botë. Artisti, jashtëzakonisht
prodhimtar, ka ndryshuar historinë e artit. Thuhet se kemi përpara dhe pas
Picasso-s…Por a e njihni të gjithë shtrirjen e plotë të overturës së tij
artistike? Ndërmjet viteve 1947 dhe 1971, mjeshtri i padiskutueshëm i Kubizmit
krijoi disa qeramika, të panjohura për publikun e përgjithshëm.

 

Pas
Çlirimit Francez, Picasso gradualisht kaloi më shumë kohë në jug të Francës.
Atje, ai u rilidh me rrënjët e tij mesdhetare dhe e rrethoi veten me artistë të
famshëm të kohës. Ai madje vizitoi edhe Henri Matisse në Nisë. Riviera Franceze
u kthye në fushën e tij të lojës kur, në verën e vitit 1946, ai shkoi në një
ekspozitë poçarie në Vallauris, afër Kanës. Atje ai zbuloi dhe u mrekullua me
veprat e mrekullueshme të Georges dhe Suzanne Ramié, pronarë të punishtes së poçarisë
Madoura. Kështu, u takuan të tre artistët. Më pas, vijoi një propozim: Për të
krijuar tri pjesë në terrakota, në Madoura. Picasso pranoi ftesën dhe rizbuloi
sensacionet e të punuarit në argjilë. Në të vërtetë, fillimet e modelimit nga
ana e tij me Francisco Durrieu datonin pas që në vitet 1900… 

 

Një
vit më pas, ai u vendos përfundimisht në jug të Framcës, kubisti vizitoi sërish
miqtë e tij qeramistë. Në punishten në Vallauris, ai zbuloi realzimin
spektakular të pjesëve që ai kishte dërguar muaj më parë; ishte dashuri me
shikim të parë. Përgjatë dy dekadave që pasuan, Picasso ekspolroi qeramikën,
duke u frymëzuar nga drita dhe nga natyra mesdhetare.

 

Imazhi:
Visage Tourmenté, 1956

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty