ARTArt BashkëkohorPJESA 2: JEFF KOONS & QENI I TIJ I...

PJESA 2: JEFF KOONS & QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE – Frymëzimi i Jeff Koons & Cili është mesazhi pas “Qenit Tullumbace”?

-

PJESA 2: JEFF KOONS
& QENI I TIJ I NJOHUR PREJ TULLUMBACE 

Frymëzimi i Jeff Koons & Cili është mesazhi pas “Qenit
Tullumbace”?

 

Nga REVISTA ARTPSER

 

Frymëzimi i Jeff Koons

Në thelb të frymëzimit dhe karrierës së Jeff Koons është
ideja e reflektimit. Ai shpjegon se, ai ka qenë gjithmonë i magjepsur me dritën
dhe se si ajo reflektohet në sipërfaqe. Ai deklaron gjithashtu se ai ka punuar
gjithmonë me sipërfaqe të fryra dhe reflektuese. Sipas artistit, burimi i tij më
i madh i frymëzimit janë
Salvador Dalí dhe Andy Warhol. Shpesh thuhet se, vepra e Jeff Koons është afër Artit
Pop, një lëvizje arti që përdorte objekte të jetës së përditshme duke i kthyer
ato në art provokues. Koons është familjarizuar me veprën e Salvador Dali që
herët dhe filloi të pikturonte duke ndjekur metodën e tij. Sot, ai shpesh krahasohet
me bashkëkohësin e tij,
Damien Hirst.

 

Cili është mesazhi pas “Qenit Tullumbace”?

Megjithëse, Jeff Koons e ka konfirmuar disa herë se veprat
e tij nuk fshehin mesazhe të tjera në të, shumë kritikë arti janë përpjekur të
shpjegojnë se çfarë mund ta bëjë këtë qen të fryrë më të thellë sesa duket. Me
peshën e tij prej një ton, shpesh thuhet se, me skulpturën e tij, Jeff Koons
luan me nocionet e objektit të rëndë me një dukje të lehtë. Një objekt
zakonisht kalimtar që këtu kthehet në diçka të pashkatërrueshme. Vepra e Koons është
një lodër e flakshme, duke qenë në të njëjtën kohë substanciale dhe imponuese.

 

Jeff Koons ende ofron një shpejgim; tematika që bashkon
skulpturat e tij të fryra është kultura pop. Këto objekte janë të njohura për
ne, por ato kthehen në diçka shqetësuese kur ato vendosen në një ekspozitë apo
në një muze. Koons ka deklaruar gjithashtu se, Qeni i tij Tullumbace simbolizon
përvojën njerëzore: që ne marrim frymë si këto tullumbace. Me fjalë të tjera,
ajri është jetik për ne, si edhe për këto tullumbace. Një gjë është e sigurt,
Jeff Koons i pëlqen që vepra e tij është e lehtë dhe fëminore.

 

Imazhi 1: Jeff Koons në studion e tij, 1997

 

Imazhi 2: Qen tullumbace i ekspozuar mbi çatinë e Muzeut
Metropolitan të Artit, në Nju Jork 

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/jeff-koons-and-his-infamous-balloon-dog/

 

Copyright
i përkthimit
www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty