ARTArtsperPJESA 2: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Bashkëpunimi...

PJESA 2: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S – Bashkëpunimi me Fabrikën Madoura

-

PJESA 2: TË KUPTOJMË
QERAMIKAT E PICASSO-S

Bashkëpunimi me
Fabrikën Madoura       

 

Picasso besonte
se qeramika duhet të konsiderohet si pjesë e arteve të bukura

 

Nga Revista ARTSPER 

 

Me
një portofol të tejmbushur me skica, Picasso i ripunoi vizatimet e tij, duke
modeluar pjesë pas pjese. Këto prodhime thuajse industriale na kujtojnë imazhin
e tij si një artist tejet pjellor. Një pjesë e madhe e qeramikave janë rezultat
i impulsit krijues të Picasso-s gjatë njëzetë e pesë viteve të tij në Madoura. Vallauris
e lejoi atë të rimerrte artin e baltës. Pas tmerreve të luftës, studio e poçarisë
hapi fushën e mundësive për artistët.  

 

E vendosur
në një kënd të studios së dizenjuar specifikisht për të, Picasso lëvdonte fuqinë
e baltës. Ai madje punoi me pjesë të mbetura, të papërdorshme balte që nuk i donte
askush. Artisti vizatoi pjesë origjinale dhe pikturoi pjesë edhe më
tradicionale. Ndonjëherë ai shtonte një prekje të Picasso-s në vazot e krijuara
nga Suzanne Ramié. Ajo ndante me të sekretet e saj rreth pjekjes së baltës dhe
pikturimit të glazurës. Banorët e punishtes e shoqëronin artistin në procesin e
tij krijues dhe i kushtonin vëmendje të veçantë përmbushjes së tij personale.
Ata e këshillonin dhe e asistonin atë në krijimin e pjesëve të tij. Ky bashkëpunim
i ngushtë ka rezultuar në një koleksion të madh vazosh me edicion të kufizuar.

 

Qëllimi
i grupit ishte të prodhonin pjesë të jashtëzakonshme me çmime të përballueshme.
Picasso besonte se, qeramika duhet të konsiderohet si pjesë e arteve të bukura.
Në të njëjtën kohë, ai duhet të ndahej me traditën e objekteve utilitare. Sipas
Éric Moinet, qeramikat e artistit përbëjnë “një pjesë shumë të rëndësishme të
veprës që duhen rivlerësuar”. Për një kohë të gjatë në duart e familjes së
Picasso-s, “këto ishin pjesë që janë parë rrallë,” veçanërisht duke qenë se
publiku francez e konsideronte qeramikën si një art dekorativ. 

 

Imazhi:
Fotografi e Pablo Picasso dhe Suzanne Ramié, 1957

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty