ARTArtsperPJESA 3: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S - Përshtatja...

PJESA 3: TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S – Përshtatja e një hapësire krijuese të përbashkët & Përqafimi i influencave mesdhetare

-

PJESA
3:
TË KUPTOJMË QERAMIKAT E PICASSO-S

Përshtatja
e një hapësire krijuese të përbashkët & Përqafimi i influencave mesdhetare

 

Nga
Revista ARTSPER

 

Përshtatja
e një hapësire krijuese të përbashkët


ftuar të Suzanne dhe Georges Ramié ishin dhe artistë të tjerë francezë të
njohur kryesisht për pikturat e tyre. Midis tyre,
Henri MatisseMarc Chagall dhe
Victor Brauner.
Por kjo përvojë në studion Madoura nuk ishte vetëm profesionale…Në vitin
1953, më francezi i spanjollëve u takua me Jacqueline Roque, bashkëshortia e
tij e fundit. Gruaja që shoqëroi Picasso-n deri në fund të jetës së tij ndante me
të jetën e përditshme të një artisti, për të cilin qeramikat ishin thuajse një
rigjenerim shpirtëror nga kërkesat dhe shqetësimet e pikturës.

 

Përqafimi
i influencave mesdhetare

Midis
tematikave të preferuara në qeramikat e mjeshtrit të madh andaluzian,
spektatori gjen elementët e rinisë së tij ndërmjet Malagas dhe Barcelonës. Në
pjatat e tij tipike mesdhetare, ai ka pikturuar diellin, ‘la corrida’, demat,
zogjtë, fytyrat e torturuara. Këto vite të gjata të kaluara pa rrënjë zunë vend
tek ai. Kështu, ai gjeti strehim tek arti i tij dhe futi në veprat e tij një
estetikë mesdhetare, një lloj “gëzimi për të jetuar”. Vazot qipriote e frymëzonin
atë dhe ai i stoliste ato me fytyra femërore. Ai paraqiste në vazot e tij skena
nga ‘corrida’, ndonjëherë të rrumbullakëta, ndonjëherë ovale. Ai ishte frymëzuar
nga qeramikat hispaniko-maure dhe prodhoi pjata dhe artikuj të tjerë të
dekoruara në të dyja anët, siç ishin ato që ai kishte parë kur kishte qenë fëmijë.

 


qeramikë, procesi krijues reflekton me finesë rrjedhën e jetës njerëzore.
Picasso ka qenë mëse i vetëdijshëm për këtë. Baltë, zjarr, vazo. Materiali
kalon nëpër cikle të sakta, të cilat megjithatë i lënë një vend shumë të madh
shansit. Ky dimension alegorik shprehet në përdorimin që ai i bënte figurës
mitologjike dhe nga një ripërdorim i elementëve piktoresk të antikitetit. Ai e
shihte këtë si një mënyrë për të shprehur konfliktin e përjetshëm ndërmjet të
vdekshmes dhe të pavdekshmes, ndërmjet jetës dhe vdekjes.    

 

Duke
i qëndruar i vërtetë besimeve të tij komuniste, Picasso paraqiste pëllumba në
qeramikat e tij. Në atë kohë, rikthimi në Spanjë ishte i paimagjinueshëm për
artistin, ndërkohë që Gjenerali Franko ishte në pushtet. Për më tepër,
angazhimi i tij politik e inkurajonte atë që t’i ofronte pjesët e tij me çmime
të përballueshme. 

 

Imazhi
1: Fotografi e Pablo Picasso dhe Marc Chagall në Vallauris, 1948

 

Imazhi
2: Corrida Soleil, 1953

 

Burimi:https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/understanding-picassos-ceramics/

 

Copyright i përkthimit www.enkeledasuti.com

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty