ARTArti & Feja(PJESA 2): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË...

(PJESA 2): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART – Influenca e Dantes mbi portretizimet e parajsës në art

-

(PJESA 2): MALI I
OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART

Influenca e Dantes mbi portretizimet e parajsës në art

 

Nga Revista ARTSPER

 

Në të njëjtën kohë me prodhimin në masë të artit kishtar,
Dante po shkruante kryeveprën e tij: Komedia Hyjnore (1320). Ajo përmbledh një përfytyrim
të parajsës dhe për pasojë, hedh këndvështrime të gjalla mbi se si e kuptojmë
ne parajsën. Në poemën e tij, parajsa paraqitet si një seri me nëntë rrathë
koncentrikë që të çojnë në Empyrean: shtëpinë e Zotit. Ky konsiderohej një vend
përtej ekzistencës njerëzore. Megjithatë, rrathët koncentrikë që përfaqësojnë nëntë
sferat qiellore të parajsës këtu, bazohen tek modeli standard gjeocentrik
mesjetar i kozmologjisë.

 

Nuk kërkohen shumë përpjekje për të gjetur jehonat e vizioneve
parajsësore të Dantes në Rilindje. Shembulli më goditës i kësaj është ndoshta ‘Pranimi
i Virgjëreshës’ e Botticini-t. Pjo pikturë portretizon dishepujt e mbledhur
rreth varrit të mbushur me zambakë të Marisë, duke shikuar të mrekulluar nëntë
rrjeshtat me ëngjëj të cilët janë dëshmitarë të bekimit të Krishtit të Marisë.

 

Një shembull i mëvonshëm i kësaj është ‘Kurorëzimi i Virgjëreshës’
i Tintoretto-s (rreth vitit 1580). Në mënyrë të ngjashme kjo paraqet vizion e
tij të madh të parajsës në rrathë të rregullt, koncentrik. Në secilin rast,
parajsa ilustrohet si një dritë e largët në qiell, e rrethuar nga sfera
qiellore ëngjëjsh dhe shenjtorësh. Rrjedhimisht, të dy artistët janë pjesë e
forulës së artit fetar në portretizimet e tyre qëllimisht bishtnuese të parajsës.

 

Piktura 1: Bartolomeu Velhomade, Figurë trupash parajsëror, 1568

 

Piktura 2: Francesco Botticini, Pranimi i Virgjëreshës, 1475-1476

 

Piktura 3: Tintoretto, Kurorëzimi i Virgjëreshës, rreth vitit 1580

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/mount-olympus-how-we-portray-paradise-in-art/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty