ARTArti & Feja(PJESA 1): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË...

(PJESA 1): MALI I OLIMPIT: PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART – Cili është kuptimi i artit fetar?

-

(PJESA 1): MALI I OLIMPIT:
PORTRETIZIMI I PARAJSËS NË ART

Cili është kuptimi i artit fetar?

 

Nga Revista ARTSPER

 

Fjala parajsë sjell ndër mend imazhe të ndryshme për njerëz
të ndryshëm. Për disa, ajo mund të jetë Kopshti i Edenit, ndërsa për të tjerë
mund të jenë plazhet me rërë të bardhë të një ishulli tropikal. Megjithatë, në
origjinën e saj, parajsa i refereohet Malit Mistik të Olimpit, shtëpia e
Zeusit, mbretit të Zotave. Me ardhjen e Krishtërimit, Mali i Olimpit dhe
legjendat e mitologjisë greke u lanë pas, dhe parajsa fitoi një kuptim të ri. Për
pasojë, në Rilindje u krijua një formulë e re për portretizimin e parajsës në
art. Prej asaj kohe, portretizimet tona të parajsës kanë formësuar përgjigjen
tonë ndaj kësaj formule.  

 

Në fillim, arti fetar u përdor si një instrument. Në shekullin
e 13-të dhe 14-të Kisha ishte një patrone e madhe e arteve. Ajo kërkonte ta bënte
Biblën më të aksesueshme dhe më të identifikueshme me masat. Duke paraqitur
subjektet humaniste në mjedise natyrale, piktorët e Rilindjes së hershme kërkonin
t’i bënin alegoritë fetare më relevante për jetën e përditshme. Rrjedhimisht, u
përhapën portretizimet e detajuara figurative të skenave biblike. Mali i Olimpit
konsiderohej njëherësh si një vend fizik dhe metaforik, parajsa konsiderohej përtej
imagjinatës njerëzore. Rrjedhimisht, formula e përgjithshme e artit fetar dukej
se përfshinte portretizime të detajuara, figurative të skenave biblike dhe
portretizimet jo figurative të parajsës. Për shembull, krahasoni detajet e peisazheve
të ferrit të Hieronymus Bosch me paraqitjet e tij të mjegullta të parajsës.

 

Piktura 1: Paul Troger, Lavdia e Parajsës, 1792

 

Piktura 2: Hieronymus Bosch, Vizionet e ardhshme, 1490

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/mount-olympus-how-we-portray-paradise-in-art/

 

Copyright i përkthimit: www.enkeledasuti.com

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty