POEZIAnne SextonPoezia “E dashur Anne Sexton II” - Nga Erica...

Poezia “E dashur Anne Sexton II” – Nga Erica Jong

-

Me e dashura ime Anne

Po jetoj buze nje liqeni

Me nje djale te ri

Qe e takova nje jave pasi vdiqe ti

Mjekra e tij eshte e kuqe

Syte e tij regetijne si syte e maceve

Ma embelson trurin

Ai eshte si askush

Qekur e dua une

Flugeri i tij zhytet

Thelle ne zemren time

Kam disa muaj

Qe ta kam borxh nje leter

Doja te qortoja

Menyren e vdekjes tende

Menyren se si mund te

Kem rishikuar nje here

Poemen tende

Ti je si askush

Qekur te dua une

Dhe ti nuk je me

A mund ta besosh

Qe vdekja jote me ka lindur mua?

Jeto ose vdis

Me the ti me kembengulje

Ti zgjodhe te dyten

Dhe e para me zgjodhi mua

Te vajtova

Dhe pas nje jave

Gjeta ate

A mos eshte dashuria helmi i veshur me sheqer

Ajo qe na ze ne fund?

Ne folem per burrat

Po aq shpesh sa poemat

Ne u perpoqem te ligjeronim larg

Nevojen per dashuri

Ate te shkuaren ne sediljen e pasme

Dhe vdekjen qe te perkedhel

Perse e bere ne pallton e nenes tende?

(Une e di

Por e di gjithashtu

Se duhet te pyes)

Nanat tona ne kapin ne gremc

Me pas na lene ne te ftohte

Jetime te rritura plotesisht

Te uritura per dashuri

Ti dashuroje nje burre qe fliste

“Si kartoline”

Ai ma ben mire

Por une s’mund t’i flas atij”

Ne ndame ate nevojen e tmerrshme

Per te folur ne shtrat

Dashuria nuk ishte dashuri

Nese ne mund te flisnim vetem

Me gjuhe

Dhe intensiteti i padashurise u rrit

Deri kur motorri, motorri qe rendte

Nuk mund t’i jepte me fuqi shoferit

Dhe ti, me milje per te bere

Preferoje me mire te flije

Ndermjet pilulave, pilulave te vetevrasjes

Dhe vodkat tona te qeshura ne Algonquin (indigjen kanadez)

Ndermjet gotave te tua te rrumbullakta si te gjysheve

Dhe syte e tu blu si akullnaje

Ndermjet nenes tende te zymte, urise

Dhe nenes tende guximtare

Ti e dije se ishte vetem nje poeme

Qe po e shkruanim ne te gjithe

Vdekja jote ishte e imja

Une e hengra ate

Dhe u riktheva

Tani ulem buze nje liqeni

Duke te shkruar ty

Une dua nje burre

Qe mi ben gishterinjte me dhimbje

Te shkruaj ty

Diku mes reve

I bie tavolines

Si nje spiritualiste

Seksi eshte pjese e vdekjes

Kaq gje e di

Zeri yt ishte toke

Syte e ty ishin blu-akullnaje

Busti yt i holle

Dhe kembet e gjata amerikane

Varur neper

Kete qiell perendimor vigan blu

Dua te te them

Prit, mos e bej ende

Dashuria eshte helmi, Anne

Por dashuria e ha vdekjen

Poezia “E dashur Anne Sexton II”

Nga Erica Jong

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty