POEZIAnne SextonDuke vrare dashurine nga Anne Sexton

Duke vrare dashurine nga Anne Sexton

-

Une jam vrasesi i dashurise
Po vras ate muziken qe menduam se ishte aq e vecante
Qe flakeronte ndermjet nesh, serish dhe serish
Une po vras veten
Ku gjunjezohesha per puthjen tende
Po shtyj thikat neper duart qe krijuan dy ne nje
Duar tona nuk gjakosen nga kjo
Ato jetojne ende ne cnderimin e tyre
Une po i marr varkat e shtreterve tane dhe po i fundos
Duke i lene qe te zhyten ne det
Dhe te mbyten ne te dhe te perfundojne ne asgje
Po ta mbush gojen me premtimet e tua
Dhe te shikoj teksa i vjell ne fytyren time
Kampin qe drejtuam?
I kam mbytur me gaz kampistet
Tani jam vetem me te vdekurit
Duke u hedhur neper ura
Duke hungeritur sic ben nje ari tek koshi i plehrave
Une po fluturoj si nje trendafil i vetem i kuq
Duke lene pas nje rryme vetmie
E megjithate une nuk ndjej asgje
Megjithese fluturoj dhe vertitem
Te brendshmet e mia jane bosh
Dhe fytyra ime eshte po aq bosh sa nje mur
A ta therras drejtorin e funeraleve?
Ai mund t’i vendose dy trupat tane ne nje arkivol roze
Ata trupat nga mepare
Dhe disa mund te dergojme lule
Dhe disa mund te vijne per te vajtuar
Dhe do te jete ne diten e vdekjes
Dhe njerezit do ta dine se dicka ka vdekur
Nuk eshte me, nuk flet me
Madje nuk do t’i jape me makines dhe te gjitha keto
Kur nje jete perfundon
Ajo qe ishe duke jetuar
Ku shkon?
Une do te punoj naten
Une do te vallezoj ne qytet
Une do te vishem me te kuqe per nje djegie
Une do te shikoj Charles me shume kujdes
Duke mathur kembet e tij te gjata me neon
Dhe makinat do te kalojne aty ne krah
Dhe nuk do te kete asnje britme
Nga zonja me fustan te kuq
Duke vallezuar ne vete Ishullin e saj Ellis
Qe kthehet ne rrathe
Duke vallezuar vetem
Teksa makinat kalojne
Duke vrare dashurine nga Anne Sexton
Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty