POEZILeon FelipePoeti, në fillim i rrëfen jetën e tij njeriut...

Poeti, në fillim i rrëfen jetën e tij njeriut – Nga poeti spanjoll, Leon Felipe

-

Poeti, në fillim i rrëfen jetën e tij njeriut;

Pastaj, kur njeriu është duke fjetur, zogjve,

Dhe kur zogjtë kanë fluturuar larg,

Ai ia rrëfen atë pemëve…

Më vonë, kalon era bashkë me një pëshpërimë gjethesh.

Ja çfarë më thotë era:

Palloi ngre bishtin

Dhe bën freks,

Poeti,

duhet të lëvizë vetëm pendët e krahëve të tij.

Të cilat përkthehn si më poshtë:

Ajo që i them njeriut është e mbushur me krenari;

Ajo që u them zogjve, me muzikë;

Ajo që u them pemëve, me lot.

Dhe çdo gjë,është një këngë e kompozuar për Erën,

Nga të cilat, më pas,

kjo spektatore harraqe dhe e vetmuar,

mund të kujtojë veç ca fjalë.

Por fjalët e kujtuara nuk

harrohen kurrë,

nga gurët.

Ajo që poeti u thotë gurëve është e mbushur me,

Përjetësi.

Dhe, kjo është kënga e Fatit,

Të cilën as yjet nuk do ta harrojnë.

Poezia ‘Biografia, poezia dhe fati’(Biografía, Poesía y Destino)

Nga poeti spanjoll, Leon Felipe

Përzgjedhja dhe përkthimi nga anglishtja – Enkeleda Suti.

Fotografia nga zemra, mendja, dora e dy njerezve, individeve dhe artisteve shume te talentuar Xhoana Erlin Sulaj Altin Sulaj

#leonfelipe #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty