POEZILeon FelipeZgjohu. Dita po të thërret ty - Nga Pedro...

Zgjohu. Dita po të thërret ty – Nga Pedro Salinas

-

Zgjohu. Dita po të thërret ty

Zgjohu. Dita po të thërret

për tek jeta jote: tek detyra jote.

Dhe për të jetuar e asgjë më shumë.

Dil nga zymtësia e natës

nga errësira që mbuloi trupin tënd

për të cilin drita priti

mbi maja gishtash në agim.

Testo metalet në trupin tënd.

Ftohtë, nxehtë?

Gjaku yt do të të thotë nëse do të rrish kundër borës apo mbrapa dritares.

Do të ta thotë ngjyra në faqet e tua.

Dhe shikoji njerëzit.

Mos bej asgjë më shumë sesa t’i shtosh përsosurinë tënde një dite tjetër.

Detyra jote është ta ngresh jetën tënde lart, dhe të luash me të,

vërtite atë si një zë

nëpër re që t’mund të rigjesh dritën që ka ikur prej nesh.

Ky është fati yt: të jetosh.

Mos bëj asgjë.

Detyra jote je ti, asgjë më shumë.

Nga Pedro Salinas

Përzgodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti

Fotografia nga zemra, mendja, dora e dy njerezve, individeve dhe artisteve shume te talentuar Xhoana Erlin Sulaj Altin Sulaj

Vecanerisht shkrepjet ne detaje dhe manipulimi fotografik nga Xhoana Erlin Sulaj

#leonfelipe #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty