POEZILeon FelipeKa mite pa fillim dhe pa fund - Nga...

Ka mite pa fillim dhe pa fund – Nga Leon Felipe

-

Ka mite pa fillim dhe pa fund

Mitet u mbollën mbi mishin e Botës

Dhe mbi të njëjtin mish ato duhet të lulëzojnë

Sepse s’kemi arritur gjë ende

Edhe ajo që është arritur është Prej vullnetit të erës

Dhe mishit të nënshtruar dhe të Pëvuajtur të njeriut

Zoti do të ndezë dritën

Ndërsa ne do të hedhim lotët Tanë

Une isha pjesë e mishit të parë Mistik të botës

Dhe tani po digjem në mrekullinë E dritës së zbehtë të mëngjesit

Dhe nëse mund ta them tani pa Krenari

Jam unë ai që marr këngën

Jam unë ai qe mban këngën

Jam unë ai që transmeton Këngën

Dhe sepse edhe ti mund ta Thuash atë

Por kush e tha?

Une e ndërroj agoninë si veshjet

Une nuk i pyes të lënduarit se si Ndjehen

Une kthehem vet në të lënduar

Plagët e tyre morën jetë në Mishin tim ndërsa i vëzhgoja ata

Duke u mbështetur tek shkopi im

Njeriu që është ulur tek porti

Dhe që e kanë akuzuar për Vjedhje, jam unë

Edhe ai lypsi, unë jam

Gjithashtu

Shikomë duke zgjatur kapelen Time

Për të kërkuar lëmoshë

Po, po… Kush e tha atë?

Poeti e tha!

E tha era…

Tani e përsëris vetë

Dhe e përsëris me mishin dhe Me vetëdijen time

Jo me fjalët e mia

Dhe nëse unë jam ai hajduti i Dënuar për vjedhje

Dhe ai lypesi që zgjat kapelën i Turpëruar duke kërkuar lëmoshë

Une jam gjithashtu Jakobi, Uitmeni dhe Prometeu

Unë jam edhe një zhapik edhe Një iguanë…

Dhe shumë më shumë

Dhe ndërsa poetët nuk mund ta Thonë këtë pa krenari

Ose përunjësi

Ose pa shokuar askënd

Sikur të mos ishte më shume Sesa një shenjë pranie dhe Simpatie

Me ankthin dhe shpresën e Gjithë Krijimit

Poezia do të mbetet e paralizuar Në duart dhe në gjykimin e atyre

Që deklarojnë se vetet e tyre, me Atributet e tyre personale dhe Vdekatare

Të njeriut të përkohshëm

Që është gjeneratori dhe Transformatori i gjithë poezisë së Botës

Poeti nuk është asgjë më shumë Sesa mish që digjet

Dhe poezia një flakë e Pamëshirshme

Për mua, vargu paraprijës është Pishtari që poeti e mban në dorë

Dhe vargu pasues, ai që më Ndjek

Një ndriçim i lehtë në hijet e Rënda të natës

Që shikojnë sinjalet e mia

Une them sërish:

Une nuk këndoj për shkatërrimin

Lira ime mbështetet tek simbolet Më të madhërishme të poezisë

Sërish une qaj

Një varg blasfemues i kockave të Mia lebroze do të Bashkëbisedojë me Zotin

Nga vorbulla e erës edhe një Herë

Deklaroj gjithashtu se,unë vi nga Hijet dhe ëndërrat

Dhe nëse unë them:

Se kënga ime lulëzon nga Konvergjenca e miteve

Mund të shtoj se

Ja ku jam

Shikomeni!

Ngecur në këtë shkëmb, me një Korb mbi gjoks

Dhe kjo zhurmë që ju dëgjoni Nuk janë ankimet e mia

Por vajzat e oqeanit

Që përplasen tek këmbët e mia

Dhe që më njomin qepallat

Yjet përkulen mbi ujërat e idhëta Për të më shpëtuar

Nën dritë

Deti punon

Ai godet shkëmbinjtë

Zbut kanalet…

Dhe kur Prometeu zgjohet

Timonieri ynë do të drejtojë Anijen e Parnasusit.

Nga Leon Felipe

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja – Enkeleda Suti

Fotografia nga zemra, mendja, dora e dy njerezve, individeve dhe artisteve shume te talentuar @intoerlin & @altinsulaj Xhoana Erlin Sulaj Altin Sulaj

#leonfelipe #enkeledasuti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty