POEZIAlejandra PizarnikRruget e nje pasqyre - Nga Alejandra Pizarnik

Rruget e nje pasqyre – Nga Alejandra Pizarnik

-

Rruget e nje pasqyre

I

Dhe mbi cdo gje tjeter

te shohesh me pafajesi

sikur asgje te mos ishte duke ndodhur

qe eshte e vertete.

II

Por ty, dua te te shoh

derisa fytyra jote t’i shpetoje frikes sime

si zogu nga maja e mprehte e nates.

III

Si nje vajze e perbere nga shkumes roze

mbi nje mur shume te vjeter

qe papritur shpelahet nga shiu.

IV

Si kur cerdhon nje lule

dhe zbulon ate zemren qe nuk eshte aty.

V

Cdo xhest i trupit tim

dhe zeri im per tu kthyer ne nje kurban

banketi qe braktiset nga era ne verande.

VI

Te mbuloje kujtimin e fytyres sate

me masken e asaj qe ti do te jesh

dhe per te trembur ate vajzen qe ti ke qene dikur.

VII

Nata e ne te dyve

e shperbere neper mjegull

eshte stina e ushqimeve te ftohta.

VIII

Dhe etja

kujtesa ime per etjen

une poshte

ne fund

ne nje vrime

pi

kujtohem.

IX

Te bie si nje kafshe e plagosur

ne nje vend qe eshte bere per zbulesa.

X

Sikur te mos kishte asnje kuptim

as nje gje

goja e kycur

qepallat te qepura

harroj

brenda, eres

cdo gje mbyllet me eren brenda.

XI

Nen diellin e zi te heshtjes

fjalet digjen ngadale.

XII

Por heshtja eshte e vertete

ja perse shkruaj

jam vetem dhe shkruaj

jo, nuk jam vetem

eshte dikush ketu me mua duke u ngjethur.

XIII

Edhe nese them diell dhe hene

dhe yje

keto jane gjera qe me ndodhin mua

por cfare deshiroja une?

une deshiroja heshtjen e persosur

ja perse flas.

XIV

Nata ka formen e hungerimes se nje ujku.

XV

I gezuar nga humbja e vetvetes

ne imazhin e paralajmeruar

une u ngrita nga kufoma ime

shkova te shihja se kush jam

i migruar nga vetvetja

kam shkuar drejt atij qe fle

ne nje vend ere.

XVI

Renia ime e pafundme

ne renien time te pafundme

ku askush nuk me pret

sepse kur e pashe se kush po me priste

nuk pashe askend vec vetvetes.

XVII

Dicka po binte ne heshtje

fjala ime e fundit ishte

“Une”

por une isha duke folur per agimin e mrekullueshem.

XVIII

Lulet e verdha mblidhen ne nje rreth

toke blu

dhe uji dridhet nga era.

XIX

Dita verberuese

zogjte e verdhe ne mengjes

nje dore shthur erresiren

nje dore terheq floket

e nje gruaje te mbytur

e cila nuk ndalet se ecuri neper pasqyre

qe te kthehet tek kujtimi i trupit

duhet te kthehem tek kockat e mia qe po vajtojne

duhet te kuptoj se cfare po thote zeri im.

Nga Alejandra Pizarnik

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty