ARTKubizmiVallja e Vellove, 1907 nga Pablo Picasso

Vallja e Vellove, 1907 nga Pablo Picasso

-

Picasso ishte kaq shumë i rrëmbyer nga ideja e figurës
nudo të mbështjellë me pëlhura zbuluese saqë ai prodhoi një seri të plotë
veprash mbi këtë subjekt, ku më e rëndësishmja nga të gjitha është kjo vepër e
hershme Kubiste, e pikturuar në pranverë të vitit 1907. Ideja e misterit të botës
– që bota nuk mund të njihet apo të kuptohet kurrë plotësisht – ishte karakteristike
e traditave pamore spanjolle dhe qëndrore për këndvështrimin e botës së Picasso-s.
Duke shformuar strukturën e trupit njerëzor, Picasso e rikrijoi atë nga sipërfaqe
të ndara të lëvizshme të mbuluar me vizatime energjike. Duke i përzier ato,
duke i shformuar, ai bëri të dukshme vërtitjen e tensionuar, ngazëllyese të
vallëtares. Ajo duket sikur po dëgjon një muzikë misterioze, sytë e saj të
mbyllur janë evidenca e zhytjes së saj totale në ritmet e tij. Pëlhura dhe
sfondi gjithashtu duken sikur janë kapur në këtë lëvizje rrotulluese. Sipërfaqet
kryqëzohen me njëra-tjetrën, ndahen dhe thyhen, ndërsa linjat e zeza që i
mbulojnë ato bashkojnë hapësirën dhe figurën një një të vetme.  

Eksperimentet e Picasso-s për formulimin e mënyrave të
reja të përfaqësimit të trupit njerëzor u përmirësuan në vitin 1907 kur ai
prezantoi një teknikë të re në pikturat e tij – përdorimin e shenjave të
vizave. Këto janë më të dukshme tek piktura e tij “Vallja e Vellove”, ku linja
paralele afër përdoren për të krijuar idenë e volumit dhe të hijes. Linjat shpesh
të referuara si damar të trashë, shfaqen nëpër të gjithë veprën, për të
modeluar të dyja, trupin femëror dhe hapësirën ku ajo ndodhet. Kjo teknikë
vizimi është përdorur zakonisht në vizatim dhe gravurë, ku ekzekutimi linear
dhe mungesa e ngjyrave e kthejnë atë në një mjet të dobishëm për të nënkuptuar
thellësinë. Megjithatë, këtu, Picasso e përdor atë në një pikturë me vaj si një
mënyrë për të hetuar mundësitë e ndryshme për përfaqësimin e trupit në hapësirë.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty