PIKTURËPablo PicassoGrua ulur afër dritares (Marie-Thérèse), 1932

Grua ulur afër dritares (Marie-Thérèse), 1932

-

Grua ulur afër dritares (Marie-Thérèse), 1932
E pikturuar më 30 tetor 1932, piktura “Grua ulur afër dritares” është një nga portretet e fundit më madhështore që kurorëzon serinë euforike të kryeveprave nga ky vit kyç. Deri në këtë kohë, Marie-Thérèse ishte rritur me ngjitje në çdo fushë të krijmtarisë së të dashurit. Këtu, në një nga portretet më impresive dhe hijerëndë që Picasso ka pikturuar ndonjëherë për të, ajo shpall dominimin absolut, një muzë e idolizuar që mbretëron si një hyjni mbi artistin dhe krijimet e tij.
Në një shkallë monumentale, Marie-Thérèse mbush hapësirën e telajos së madhe të shtyrë deri në buzët e rrafshit të figurës. Si rezultat, ajo jo vetëm që kryeson përmbi dhomën e mbushur me dritë të kompozimit, por dominimi i saj arrin në vetë hapësirën e shikuesit, duke na kthyer në vdekatarë të thjeshtë në praninë e saj teksa ne hedhim vështrimin tonë përpara saj. Të papërbërë më nga mishi dhe gjaku, Picasso e ka prezantuar atë si një perëndeshë me krahë, një skulpturë Nike e ditëve moderne, e flakëruar me dritë dhe jetë. E kornizuar nga një panel qielli blu, koka e saj është hënore, me shkëlqim, dhe skulpturore sikur të ishte skalitur në mermer, ndërsa trupi i saj është epshor dhe i butë, një kompozim planesh të kurbëzuara që orbitojnë rreth bustit të saj në të kuqe të zjarrtë.
Bukuria rinore dhe statutuore e Marie-Thérèse frymëzoi një fjalor të ri piktoresk në veprën e Picasso-s. Prania e saj nxit tek artisti një dëshirë për ta paraqitur trupin e saj të bollshëm në të dyja format – dy dhe tre dimensionale. Duke na kujtuar menjëherë bustin prej allçije të vitit 1931, profili i saj i cili mund të njihet mënjëherë ka një cilësi të fortë skulpturore, konturet e saj të paraqitura me një linjë të vetme të prerë, sikur gishtërinjtë e të dashurit të saj të jenë duke kaluar nëpër përvijimet e profilit të saj. Ishte kjo ikonografi pamore që do të shërbente si stenografia artistike vendimtare për artistin gjatë gjithë viteve 1930.
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty