ARTKubizmiDy gra duke vrapuar në plazh, 1922 nga Pablo...

Dy gra duke vrapuar në plazh, 1922 nga Pablo Picasso

-

Në vijim të fundit të Luftës së Parë Botërore, Picasso
krijoi art në stilin Neoklasik. E pikturuar gjatë verës së vitit 1922, piktura “Dy
gra duke vrapuar në plazh” është një shembull i shkëlqyer i veprave të tij gjatë
kësaj periudhe.    

Piktura paraqet dy gra, të veshura në stil kasik, duke
vrapuar përgjatë një palzhi. Teksa vrapojnë, dorë për dore, me krahët lart,
veshjet e tyre duket sikur po bien. Ato duken sikur janë të pavëmendshme ndaj zhveshjes
së tyre, teksa turren nëpër rërë.

Vepra është pikturar nga një perspektivë e çuditshme, ku gruaja
në sfond shfaqet si më e madhe sesa ajo në plan të parë. Trupi i saj duket i
shformuar në mënyrë të çuditshme, me këmbën e saj të djathtë që shtrihet larg
pas saj, shumë më tej sesa do të ishte e mundur për trupin njerëzor.

Këmba e saj e majtë shfaqet në një kënd të çuditshëm, përpara
gruas në plan të parë. Si e tillë, më e madhja nga të dyja gratë shfaqet sikur
e mbështejll atë më të voglën, duke ia dalë që të jetë njëherësh pas dhe përpara
saj, në të njëjtën kohë. Është e paqartë nëse atop po garojnë, por gruaja më e
madhe duket sikur po përpiqet që të qëndrojë përpara shoqërueses së saj.

Krahët e majtë të të dyja grave shfaqen që të jenë më të
gjata dhe më të trasha së krahët e djathtë. Sërish, diçka e tillë luan me
perspektivën, me krahët më afër shikuesit që është më i vogël sesa brinjët atje
më larg.  

Si me shumë prej pikturave të tij nga kjo periudhë,
Picasso aludon një stil klasik. Shpesh është thënë që të dyja gratë i ngjajnë “maenad-eve,”
ndjekësve të apasionuara femra të Dionizit, perëndisë greke të Verës. Sigurisht
që, rrobat e të dyja grave shfqet si me origjinë greke.

Megjithëse, klasike në stil, piktura “Dy gratë duke
vrapuar në plazh” është një antitezë e shumicës së veprave të tij të tjera gjatë
kësaj periudhe, duke shmangur qasjen formale për një qëndrim krejt më të çlirët.

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty