ARTKubizmiGrua nudo me varese, 1932, Pablo Picasso

Grua nudo me varese, 1932, Pablo Picasso

-

Grua nudo me varese, 1932, Pablo Picasso

E pikturuar me 18 qershor 1932, Gruaja nudo me varese eshte nje nga derdhjet rapsodike himnesh shumengjyreshe dhe te mbushur me dashuri qe Pablo Picasso e pikturoi per muzen dhe te dashuren e tij flokeverdhe Marie-Therese Walter gjysmen e pare te ketij viti themelor. Nje nga muzat me te medha te artistit, prania e Marie-Therese ne jeten e Picassos shkaktoi nje krijmtari dhe shperthim te paprecedente; format e saj te gjalla dhe epshndjellese duke cliruar nje rilindje ne ekstaze ne cdo fushe te prodhimit te tij artistik. Telajo u kthye ne nje vend shprehjeje apasionante e dashurise, magjise dhe adhurimit; nje faqe e bardhe, nje siperfaqe per t’u mbushur me endrra amoroze me sy hapur, dhe plaster materiali me te cilin ai do ta perdorte per deklaruar adhurimin fizik per format e se dashures se tij. Ishte ne vitin 1932, qe konsiderohet si nje nga vitet me madheshtore ne karrieren e Picasso-s, viti ne te cilin influenca e Marie-Therese u ndje me te vertete ne artin e Picasso-s, duke qene se ai filloi nje seri jashtezakonisht te guximshme dhe euforike paraqitjesh me ngarkese erotike te muzes se tij te re qe pa artistin te arrinte nje kulm ne prodhimet e tij artistike.

Grua nudo me varese paraqet nje pamje vecanerisht intime te Marie-Therese Walter. Lumturisht i pavetedijshem per veshtrimin e se dashures se tij, syte e saj te mbyllur ne nje enderrim privat, ajo eshte shtrire perpara nje sfondi me ngjyra te pasura ne stil barok ne gjendje te pergjumur qe do te kthehej ne firmen e saj piktoreske. Kjo poze mund te gjendet tek piktura Nudo, Gjethe te Gjelbra, Bust dhe Pasqyra, te dyja te pikturuara heret ne pranveren e ketij viti. Aplikimi i bojes me penelata te bollshme dhe sensuale qe amplifikojne gjallerine fizike te Marie-Therese, ne kete veper Picasso e ka zbukuruar muzen e tij me nje varese, per te theksuar kurbat e saj pafundesisht te ondezuara, te bardha te buta te formave te saj te zgjatura.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty