ARTArt NaivNudo ne nje Karrige te Zeze, 1932, Pablo Picasso

Nudo ne nje Karrige te Zeze, 1932, Pablo Picasso

-

Nudo ne nje Karrige te Zeze, 1932, Pablo Picasso

Tek Nudo ne nje Karrige te Zeze, e cila mban daten 9 mars 1932, gruaja qe po fle, duket sikur bymehet dhe shpaloset si nje bime qe rritet brenda fshikezez elastike te lekures se saj, gjethet filodendron te lakres nga poshte gjoksit te saj sikur ajo te ishte nje perendeshe e mbreterise se bimeve. Identifikimi ne pikture eshte total ku pjese te trupit te saj jane ne menyre metaforike te barabarta me qelizat pjellore, daljen e farave, furutin e pjekur, gjethnajen e blerte dhe keshtu me rradhe. Ne nje pikture te jashtezakonshme embleme e pranveres se vitit 1932, Nudo e shtrire, konsumimi i bashkimit ndermjet gruas dhe natyres varet jo vetem nga transparenca e metaforave, por mbi menyren se si konturet e ondezuara ne menyre ritmike mbledhin se bashku pjeset e ndara. Duket sikur ne jemi deshmitar te nje metamorfoze qe aktivizohet nga djegia e diellit e inkuadruar ne dritaren e seres, nje metamorfoze qe prodhon dallge jete energjidhenese qe simbolizohet ne modelet ndjellese te zjarrit dhe avujve qe vallezojne perkundrejt mureve.

Kjo lloj imazherie simbolike ishte vula e piktures surrealiste te Joan Miro. Ne ate kohe te dy piktoret ishin ne kontakt te rregullt dhe Picasso, qe i shtynte tregtaret e artit dhe koleksionistet ne drejtim te Miro-s, ishte gjithmone i etur per te pare pikturat e tij te fundit, dhe ai kenaqej kur thoshte se veprat e tyre kishin gjera te perbashketa duke thene ‘ne banojme ne te njejten bote’. Por megjithese ai mund te jete influencuar nga perdorimi i metafores dhe te simbolizmit nga ana e Miro-s, tek keto piktura erotike Picasso ka ruajtur ikonografine tradicionale te nimfave apo perendeshave te shtrira, duke perzier peisazhet dhe mjediset e brendshme te kryeveprave te fmashme te ketij zhanri si Venusi duke fjetur nga Giorgione dhe Venusi e Urbinos nga Ticiani.

Perzgjodhi dhe perktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty