ARTArtsperNJË HISTORI E SHKURTËR E SELFIE-S

NJË HISTORI E SHKURTËR E SELFIE-S

-

Kush e ka bërë selfie-n
e parë?

Kush ia ngriti
nervat Baudelaire-it?

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Jo, selfie nuk u
shpik nga “millennials”! (t
ë lindurit në mes të viteve
1999 dhe fillim të viteve 2000). Përpara epokës së smartfonëve, selfie-s
quheshin autoportrete. Dhe, ashtu si selfie-s, autoportretet acaruan më shumë
sesa pak njerëz (ata madje ia ngritën nervat edhe Baudelaire-it). Udhëtoni pas
në kohë me Artsper, arratisuni nga selfie e ditëve moderne dhe zbuloni historinë
e tij të gjatë.

 

Kush e ka bërë selfie-n e parë?

Historia e selfie-s
së parë është objekt i shumë zënkave. Në vitin 1939, dy vite pas shpikjes së “daguerreotype”
(një nga kamerat e para), kimisti amator Robert Cornelius ishte i pari që kapi
imazhin e tij, duke gjetur një mënyrë për të bërë diçka të tillë në më pak se
sa një minutë! Por historia nuk mbaron këtu.

 

Në të njëjtin vit, Hippolyte
Bayard gjithastu po kërkonte një mënyrë për të kapur imazhet. Ai shpiku një
proces të ngjashëm fotografik me atë të Polaroid. Për të bërë këtë, ai kreu një
sërë eksperimentesh dhe kapi imazhe të vetes në këtë prioces. Kjo do të thotë se
ai po prodhonte autoportretet e para fotografike gjashtë muaj përpara Robert
Cornelius. Fatkeqësisht, procesi i tij nuk u pranua kurrë nga Akademia
franceze, e cila, megjthëse një admiruese e talentit të tij, tashmë ishte
fokusuar shumë tek Daguerre për të investuar diku tjetër, duke anashkaluar kështu
eskperimentet tre vjeçare të Bayard-it. Fatkeqi Bayard e shprehu zhgënjimin e
tij duke e paraqitur veten si një njeri të mbytur.

 

Narcizizmi i
borgjezisë së vogël…

Në vitet 1850
borgjezia e vogël pariziene ishte e dhënë pas bërjes së imazhit të tyre të pavdekshëm
nëpërmjet fotografisë, veçanërisht nga fotografi Disdéri i cili kryesonte këtë
koncept në qytet. Ai kërkonte të kapte imazhin e modeleve të tij, por gjithashtu
edhe personalitetin e tyre. Në mungesë të një mjeshtërie të vërtetë dhe të
motivuar vetëm nga instikti narcistik, kartolinat që mbanin portretet e të zotëve
të tyre u kritikuan fuqimisht nga François Victor Fournel dhe Charles
Baudelaire të cilët ishin të acaruar nga egoizimi i borgjezisë. Disa njerëz
madje shkuan aq larg saqë blen portretet e njerëzve të famshëm të shitura nga Daguerreotype

(procesi i parë fotografik), duke i shtuar ato tek vetë albumet e fotografive të
familjes së tyre për të pretenduar se ata ishin të lidhur me këto figura
publike. Fatmirësisht, disa vite më vonë, fotografi Nadar do të ripërcaktonte artin
e portretit dhe t’i jipte atij kuptimin e duhur artistik, duke bërë në fakt që Baudelaire
ta pranonte këtë medium.

 

Selfie në pasqyrë…

Nëse ju mendoni se
Skyblog dhe Instagram kanë krijuar tendencën e selfie-ve – mendoni sërish! Harold
Cazneaux tashmë po kapte imazhet e vetes duke përdorur një pasqyrë në vitin
1910. M
ë
pas, s
humë artistë
vazhduan t
ë kapnin vetë reflektimet e tyre në dritare dyqanesh, në
pasqyra, me miqtë e tyre, etj.

 

Eksperimentimi i
artistëve…

Megjithëse,
selfie-s mund të duken narcistike, për artistë e shekullit të 20-të ato u
kthyhen në një mënyrë për të eksperimentuar. Surrealistët si Man Ray i përdorën
ato shpesh për të krijuar variante të ndryshuara të vetë imazhit të tyre, ndërsa
Andy Warhol e bëri fytyrën e tij të pavdekshme duke përdorur një kabinë fotoje.
Shumë forografë e përdorin autoportretin për të eksploruar vetë identitetin e
tyre të tillë si Francesca Woodman, Nan Goldin, Cindy Sherman dhe Ai Wei Aei, të
cilët madje i përdorin ato në mediat sociale…

 

Dehja e selfie-s së
parë…

Selfie është pranuar
tani nga shoqëria dhe ky term madje ka hyrë edhe në fjalor! Kjo fjalë është përdorur
për herë të parë në vitin 2002 nga një djalë i ri i pjekur australian, i cili e
përdori për të komentuar mbi një selfie që tregonte një lëndim që ai kishte
duruar gjatë një mbrëmjeje i dehur. Termi u bë viral në Myspace dhe më pas u përhap
në rrjetet e tjera sociale…  

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/short-history-selfie/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty