PIKTURËAndy WarholANDY WARHOL: DRAKULA APO HIRUSHE?

ANDY WARHOL: DRAKULA APO HIRUSHE?

-

Pioneri dhe
figura qëndore e Artit Pop!

 

Nga REVISTA
ARTSPER

 

Andy
Warhol, një nga artistët më të famshëm të shekullit të 20-të. Si një pioner dhe
figurë qëndrore e Artit Pop, Andy Warhol jo vet
ëm që influencoi shumë artistë, por ai la gjithashtu gjurmët e tij edhe në Hollywood.
Nga posterat e tij të objekteve të jetës së përditshme deri tek kapakët e
albumeve dhe shprehjet e tij, gjurmët e Andy Warhol mund të gjenden kudo rreth
nesh. Këtu do të gjeni 10 gjërat që duhet të dini absolutisht rreth ‘Drella-s’.

 

#1

Andrew Warhola
apo Andy Warhol lindi më 6 gusht, 1928.

 

#2

Ekspozita
e parë solo u zhvillua në Galerinë Stable të Eleanor Ward në Qytetin e Nju
Jorkut, në vitin 1962. Disa nga veprat e shfaqura në ekspozitë përfshinin: 100
Kanaçe Supash, Kartmonedha 100 dollarëshe dhe Diptiku Marilyn.  

 

#3

Warhol
ishte jo vetëm figura kyçe e Artit Pop, por gjithashtu edhe një regjizor shumë
aktiv. Përgjatë karrierës së tij ai diregjoi të paktën 60 filma; Gjumi, një nga
produksionet e tij të para, zgjat 5 orë dhe 30 minuta.

 

#4

Ai është
ai që ka shpikur shprehjen “15 minura famë”, duke iu referuar gjendjes
trazitore të famës.

 

#5

Gjatë viteve
1970, ai filloi të prodhonte në masë printimet në serigrafi, duke qenë se ai kërkonte
që të bënte të famshme prodhimet e tij të artit. Kjo shkaktoi disa polemika dhe
u kritikua fuqishëm sepse ishte bërë një “biznesmen”.

 

#6

Warhol
themeloi “Fabrikën”, një studio arti që ishte në zemër të një skene arti të
pasur dhe të variueshme, me shumë artistë, shkrimtarë, muzikantë, dhe njerëz të
famshëm të nëndheshëm. Ai kriijoi gjithashtu kapakë albumi për ‘The Velvet
Underground’, ‘Rollings Stones’ dhe ‘John Lenon’.

 

#7

Në vitin 1968, Valerie
Solanas i gjuajti me armë Warhol-it tre herë tek Fabrika. Ai u çua në spital
dhe u deklarua klinikisht i vdekur, por ai e mori veten pas disa orëve.

 

#8

Përveç punës
së tij si një piktor dhe regjizor, Warhol lançoi Revistën “Intervista”, krijoi
një klub nate dhe dy TV Show: TV Andy Warhol dhe 15-at e Andy Warhol.

 

#9

Ai
mbante nofkën Drella, një kombinim i fjalëve Drakula
dhe Hirushe (Dracula & Cinderella
– nga anglishtja).

 

#10

Andy
Warhol vdiq në gjumë më 22 shkurt, 1987.

 

(Imazhi 2: Andy Warhol në moshën 8 vjeçare,
1936)

 

(Imazhi 3: Kartmonedhë
100 dollarëshe, 1962)

 

(Imazhi 4: Diptiku Marilyn, 1962)

 

(Imazhi 5: 100 Kanaçe, 1962)

 

(Imazhi 7: Mao, Serigrafi, 1972)

 

(Imazhi 11: Vaerie Solanas, 1968)

 

(Imazhi 11: TV
poster i Andy Wharol)

 

(Imazhi 12: Drella, 1981)

 

(Imazhi 15: Kafkë, 1976)

 

(Imazhi 16: Elvis-i i trefishtë, 1863)

 

(Imazhi 17: Darka e
Fundit, 1986)

 

(Imazhi 18: Përplasja
e makinës së gjelbër, 1963)

 

(Imazhi 19: Andy Warhol Liz e Argjendtë, 1963)

 

(Imazhi 20: Marilyn, 1964)

 

(Imazhi 21: Warhol Tunafish Disaster, 1963)

 

(Imazhi 22: Lule, 1964)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-you-should-know-about-andy-warhol/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty