ARTArt DixhitalFOTOGRAFËT KRYESORË: CINDY SHERMAN - Një krijuese e vërtetë!

FOTOGRAFËT KRYESORË: CINDY SHERMAN – Një krijuese e vërtetë!

-


Nga REVISTA ARTSPER

 

Një nga fotografet më
të rëndësishme të shekullit të 20-të, fotografitë e Cindy Sherman sfiduan idetë
e identitetit, të rrëfimit të historisë dhe të roleve sociale femërore. Këtu,
Artsper paraqet një histori të shkurtër të jetës dhe të punës së saj.

 

“Fotografitë e mia nuk janë rreth ndonjë historie të veçantë,
por rreth roleve.”

 

Kaq shumë role… Sherman e vendos gjithmonë veten në qendër
të imazheve të saj. Nëpërmjet përvetësimit të identiteteve të ndryshme nga ana
e saj nga një heroinë në një film të Hitchcock-ut apo të një ylli filmi nga
vitet 1950, ajo përballet me stereotipet e feminilitetit. Ajo mund të jetë një
krijesë monstruoze duke veshur proteza shqetësuese, duke mbajtur një buzëqeshje
fallco, duke paraqitur ngjyra ekstravagante të ngjashme me filmat fantastiko-shkencor,
apo portretizimin e një gruaje nga shoqëria e lartë. Puna e saj është
esktremisht komplekse, por ajo mbetet koherente, që është ajo çka e bën atë kaq
turbulluese.      

 

E lindur në New Jersey në vitin 1954, ajo studio për pikturë
në Kolegjin Universitar Shtetëror të Buffalo-s, përpara se të hidhej tek
fotografia, pasi pa imazhe të performancave të artit konceptual. Në seritë e saj
të para nga vitet 1970, “Films Stills Pa Titull”, Cindy Sherman imiton fotografitë
nga studiot e Hollywood-it nga vitet 1950. Ajo krijon imazhe në formate të
vogla të mirëlëmuara në bardh e zi.

                

Ajo e braktis serinë e saj të fotografive për t’u përqëndruar
më shumë tek trupi i saj dhe transformimi i tij; i cili është gortesk, i maskuar
dhe duke veshur proteza shqetësuese. Këto vepra kanë ngjyra të ekzagjeruara, duke
evokuar imazhe dixhitale të thella. Pak nga pak, fotografitë e saj zbehin kufijtë
ndërmjet medias, duke u afruar më shumë nga piktura, skulptura, performanca, madje
edhe kolazhi. Vepra e saj është shumëfytyrshe, ashtu si edhe maskimet e saj të
shumta.

 

Në mes të viteve 1990, ajo zhduket nga fotografitë e saj
dhe zëvendësohet nga manekin në pozicione të turpshme. Pas vitit 2000, ajo i
rikthehet trupit të saj, instrumenti i saj i preferuar, duke e shtyrë edhe më
tej reflektimin e saj tek identiteti. Shikuesi mund të jetësojë personazhet që
ajo luan dhe të vazhdojnë historitë e tyre. Artistia e portretizon vetveten në
një univers si në karnavale duke e frikësuar dhe shqetësuar shikuesin. Cindy
Sherman shfaqet në të gjitha këto situata, por nuk zgjedh kurrë rrugën e lehtë
të autoportreteve. Ajo vazhdon të eksplorojë subjektet e saj nga vitet 1970 dhe
i çon ato në ekstreme.

 

Ajo është një krijuese e vërtetë, duke qenë në të njejtën
kohë personazhi i vetëm i punës së saj, modelja dhe fotografia dhe ajo ekzaminon
rolet gjinore të imponuara nga shoqëria e sotshme. Reflektimi i saj është i
lidhur me shkatërrimin dhe dobësimin e identiteteve, dhe të rolit që fotografia
luan në këtë kolaps.

 

Pas vitit 2000, gjatë lulëzimit ekonomik të tregut të fotografisë
bashkëkohore, ajo shiti në një ankand veprën e saj të parë me një çmim më të
lartë se sa 1 milionë dollarë. Në maj të vitit 2011, fotografia e saj Untitled
#96 u shit për më shumë se sa 3 milionë euro nga Christie-s, duke thyer rekordin
e Andreas Gursky (për veprën 99 cent). Në vitin 2012, ajo pati një ekspozitë në
MoMA (Muzeu i Artit Modern në Nju Jork), një çast kulmor të karrierës së saj,
dhe i përkufizuar si “guri i themelit i pasfiduar i fotografisë postmoderne”.
Raporti i Çmimeve të Artit 2012/2013 e renditi atë si artisten bashkëkohore të
35-të më të shtrenjtë, me një total prej 4,927,261 dollarë për 90 vepra të shtitura
në vitete 2012/2013, dhe një ankand prej 500,695 euro. Ajo përfaqësohet nga
Galeria Gagosian. 

 

Disa vepra të Cindy Sherman:

(Imazhi
1: Pa titull #92, 1981)

 

(Imazhi
2: Cindy Sherman, Film Still Pa titull #21, 1978)

 

(Imazhi
3: #25, Cindy Sherman, 1978)

 

(Imazhi
4: Cindy Sherman. Pa titull #216. 1989)

 

(Imazhi
5: Broken Dolls, 1999)

 

(Imazhi
6: Pa titull #465, 2008)

 

(Imazhi 7: # Pa titull 96, 1981)

 

(Imazhi 8: Pa titull #
70, 1980)

 

(Imazhi 9: Pa titull #211, 1989)

 

(Imazhi 10: Pa titull
#397, 2000)

 

(Imazhi 11: Pa titull #488,
1976)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/major-photographer-cindy-sherman/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty