ARTArtsperPAUL GAUGUIN: I ETUR PËR EKZOTIKEN!

PAUL GAUGUIN: I ETUR PËR EKZOTIKEN!

-

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Paul Gauguin la gjurmën e tij në shekullin e 19-të falë
karakterit të tij të veçantë dhe stilit artistik tejet të ndryshëm. Gjithmonë në
kërkim të botës primitive, i çliruar nga vlerat perëndimore, ai gjeti gjithashtu
një farë disipline në qasjen e tij artistike.

 

1. ‘Kur
ku të martohesh?’ është një nga veprat e artit më të shtrenjta në botë 

 

E vlerësuar me 300
milionë dollarë, piktura e Gauguin ‘Kur do të martohesh?’ (Quand te
maries-tu ?) u shit n
ë vitin 2015 tek një blerës i panjohur. Në atë kohë, ajo
ishte vepra e artit më e shtenjtë në botë. Ajo u tejkalua nga në vitin 2017 nga
piktura “Salvator Mundi”, e cila u shit për 450 milionë dollarë.

 

2. Gauguin jetoi në varfëri për pjesën më
të madhe të jetës së tij

 

Ndonëse
vepra e tij sot është padyshim mes më të shtrenjtave në botë, gjatë jetës së
tij Paul Gauguin jetoi një jetë shumë të thjeshtë. Ai punoi si bankier për një
farë kohe, por në fakt e humbi punën e tij dhe vendosi që t’i përkushtohej artit,
që do të thoshte që do t’i duhej të adoptonte një stil jetese më modeste.

 

3. Ai
kishte një etje për ekzotiken

 

Kur
ishte fëmijë, Gauguin kaloi disa vite në Lima me prindërit e tij. Kjo përvojë
la mbresa afatgjata tek ai dhe ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij
duke kërkuar dhe rikrijuar stilin e jetës që mbante mënd nga Peruja. Në kërkimin
e tij, ai e vizitoi Tahitin dy herë dhe u vendos atje për disa vite nga viti
1891.

 

4. Ai e
urrente kolonializmin, por…

 

Gauguin
e urrente sjelljen kolonialiste dhe mënyrën evropiane të të menduarit. Artisti u
zhgënjye shumë kur zbuloi Papeete. Gauguin mendoi se atje do të gjente mënyrën
më të thjeshtë të jetës që po kërkonte, por në akt ai gjeti një shoqëri që
ishte perëndimorizuar. Rrjedhimisht, ai u largua nga qyteti në kërkim të një
karakteri më origjinal dhe primtiv që ai aspironte. Retorika e tij ishte tërësisht
e kundërt me të menduarin kolonialist, por në mënyrën se si ai e idealizonte “primitiven”,
këndvështrimet e tij ishin padyshim perëndimore dhe ekzotike. Për më tepër, si
shumë kolonë të vetëm, ai kërkoi për vajzat e reja në ishull që të kujdeseshin
për nevojat e tij. Gauguin përfundoi me adoptimin e sjelljeve që dikur i kishte
denocuar kur u rikthye në Tahiti nga fundi i jetës së tij. I dëshpëruar dhe i sëmurë,
ai u dha pas shthurjeve, i zhgënjyer nga jeta në ishull.

 

5. Ai
ishte frymëzuar nga printimet apo dritaret me xhama të ngjyrosur

 

Si shumë piktorë të
asaj kohe, Paul Gauguin u frymëzua nga printimet japoneze si edhe nga ngjyrat
dhe temat e tyre. Piktori u frymëzua nga dritaret me xhama me ngjyra dhe nga
format e tyre me kufinj të zinj.

 

6. Shpesh ai vetidentifikohej me Jezu
Krishtin

 SHAPE  * MERGEFORMAT

Paul Gauguin ndjehej i vetmuar dhe i keqkupuar. Shpesh ai i
krahasonte vuajtjet dhe peshën e tij me ato të Jezu Krishtit. Në veprat e artit,
ai madje shkoi aq larg saqë të pikturonte Krishtin me disa nga tiparet e fytyrës
së tij.

 

7. Marrëdhania
e tij me Van Gogh ishte e paqëndrueshme

 


vitin 1888, dy artistët u bënë miq të ngushtë. Ata jetuan së bashu për dy muaj
në Arles. Ata jetuan një jetë të shthurur ndërmjet absinthit dhe pikturës. Ata
ishin të kundërt në çdo drejtim. Van Gogh, shumë produktiv, pikturonte nga
natyra, ndërsa Gauguin përdoret imagjinatën e tij. Më 23 dhjetor 1888, ndodhi
një zënkë e dhunshme dhe Van Gogh madje e kërcënoi Gauguin me një thikë. Ishte
gjatë kësaj nate famëkeqe që Van Gogh preu veshin e tij me një brisk (ai majde
provoi që t’ia jipte atë një prostitute me të cilën kishte patur një marrëdhënie
afatgjatë). Një ditë më pas, Paul Gauguin u largua për në Arles. Van Gogh i shkruante
atij shpesh dhe madje ai kreu edhe vetvrasje. Jo shumë kohë pas kësaj, Gauguin
u largua nga Parisi dhe u rikthye në Papeete, duke ndjekur këshillën e mikun të
tij të vdekur.

 

8. E
dashura e tij Annah, javanishte plaçkiti apartamentin e tij

 

Pas dy
vitesh në Papeete, burimet e Gauguin-it u venitën dhe ai u detyruar që të kthehej
në Paris për të vënë në përdorim talentin e tij. Fatkeqësisht, dy vitet e
rritjes artistike në Tahiti nuk rezultuan shpërblyese për të dhe vepra e tij u
refuzua. Më pas, Gauguin mori një trashëgimi nga xhaxhai i tij dhe u vendos në
Paris me të dashurën e tij të re, Annah, javanishten. Ata të dy shkuan për të rimarrë
dy piktura të zotuara për efekt sigurie për ish qiradhënësen e Gauguin-it, por ata
nuk patën sukses në rimarrjen e tyre dhe u përfshinë në një zënkë. Pas kthimit
të tij pas dy muajsh në spital (si edhe nga konsumimi i alkoolit dhe morfinës),
Gauguin zbuloi se studio e tij ishte bastisur. E dashura e tij Annah,
javanishtja kishte marrë çdo gjë.

 

9. Të
dashurat e tij ishin disi…të reja në moshë

 

Siç
ishte shpesh rasti në atë kohë, Paul Gauguin kishte të dashura shumë të reja në
moshë. Në Tahiti, ai kishte marrëdhënie kryesisht me katër vajza të reja: Tehura,
13 vjeç, por gjithashtu me Titi, si edhe me Pahura dhe Vaeoho, të cilat ishin
14 vjeç. Sot, ai kritikohet fuqishëm për mungesën e konsistencës ndërmjet fjalëve
dhe veprimeve të tij.

 

10. Ai
prodhoi të paktën një vepër autobiografike përpara përpjekjes për të kryer vetvrasje

 

Piktura e tij ‘Nga
vijmë? Çfarë jemi? Ku po shkojmë?’ (D’où venons-nous ? Qui sommes-nous ? Où
allons-nous ?) përmbledh jetën e Gauguin-it. Ai përdori elementë të gjetur në
pikturat e tij të tjera për të krijuar freskon e madh. Ky ishte projekti i
fundit i Gauguin përpara përpjekjes së tij për të kryer vetëvrasje.    

 

(Imazhi 1: Kur do të martohesh? nga Paul Gauguin)

 

(Imazhi 9: Nga vijmë? Çfarë jemi? Ku po shkojmë? nga Paul
Gauguin)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/10-things-need-know-paul-gauguin/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty