ARTNJË HISTORI E SHKURTËR E ARTIT ABSTRAKT

NJË HISTORI E SHKURTËR E ARTIT ABSTRAKT

-

Ndoshta babi i artit abstrakt ka qenë në
fakt…një nënë?

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Për
të kuptuar evolucionin e një lëvizje arti, diversitetin e stileve të artistëve
dhe të influencave të tjera, ju duhet të hidhni një vështrim prapa. Këtu,
fokusi është mbi artin abstrakt.

 

Fillimet Evropiano Lindore

 

Arti
abstrakt lindi në fillim të shekullit të 20-të. Në këtë kohë peisazhi artistik
ishte kryesisht i përbërë nga fauvizmi, kubizmi dhe ekspresionizmi figurativ.
Ky lloj arti karakterizohet nga liria e tij e ngjyrës, e formave dhe sigurisht
e: subjektit të tij. Kaq shumë saqë pak e nga pak, aspekti piktoresk u braktis
plotësisht thjesht për formën. Guximi dhe eksperimentimi me ngjyrën
karakterizon këtë peridhë teksa artistët filluan që të çlironin vetveten nga
kufizimet akademike.              

 

Fillimet
e artit abstrakt janë të vështira për t’u pikasur. Në fakt, ne mund të shikojmë
artistë të ndryshëm me stili të variueshme që shfaqen njehërësh, ku secili
sjell prekjen e tij/saj personale ndaj përkufizimit të se çfrarë e përbën “abstrakten”.
Por nësë do të duhet të japim një datë për fillimin e artit abstrakt, mund të
bihet dakord në mënyrë (thuajse) unanime viti 1910.

 

Kjo datë
koniçidon me akuarelin e parë abstrakt nga Vassily Kandinsky. Piktori rus – i lidhur
me lëvizjen avantgarde të Evropës Lindore – ishte piktori i parë, i cili përdori
kompozime jo formale. Kështu, u përkufizua arti abstrakt: si art që nuk përfaqëson
realitetin. Ky art përqëndrohet tek ngjyrat dhe format që janë të çliruara nga
subjektet e zakonshme apo objektet nga bota e jashtme.

 

Racionaliteti dhe shprehja  

 

Arti abstrakt
mund të ndahet në dy ide. Në njërën anë, është kërkimi për racionalen dhe një
rend të pavarur nga realiteti i jashtëm. Në anën tjetër, është zhvillimi i
funksionit simbolik të ngjyrës, ritmit të formave dhe të pavarësisë së tyre nga
një subjekt. Artistët si Kandinsky, Kupka dhe Delaunay gjetën në gamën e tyre të ndryshme
të ngjyrave një gamë të gjerë emocionesh. E kuqe e ndezur apo blu e thellë, kur
janë në telajo, ato prodhojnë një farë efekti tek shikuesi, duke komunikuar një
gjendje mendore specifike.  

 

Llojet e ndryshme të artit abstrakt

 

Arti
abstrakt ishte një lëvizje e pasur, e cila shpejt u nda në nënkategori me kode
të sakta. Kandinsky ishte përfaqësuesi i Abstragimit Lirik. Në thelbin e interesave
të tij ishte fuqia e emocioneve dhe impakti i zemërimit tek qëniet njerëzore. Malevitch përfaqësonte Suprematizmin, një
lëvizje që kërkonte ndjeshmërinë e pastër piktoreske dhe ku format dhe ngjyrat flisnin
për veten. Veprat e Malevitch-it ishin më gjeometrike dhe më
pak shumëngjyrëshe sesa ato të Kandinsky-it, të cilat mund të krahasohen me një
vorbull formash dhe ngjyrash, por megjithatë të organizuara me kujdes. Sa për Piet
Mondrian, me katrorët e tij me ngjyrat parësore dhe linjat e zeza, ai shtroi
rrugën për Artin Abstrakt Gjeometrik. Gjithashtu e rëndësishme është zhvillimi
i Orfizmit. Ai u udhëhoq nga Delaunays, e cila përdorte ngjyra të mprehta dhe
forma të rrumbullakosura për të mbuluar të gjithë telajon. Këto tendenca të ndryshme
ishin thuajse konkurrente dhe zgjatën deri në vitet 1930.

Prezantimi i ekspresionizmit abstrakt

 

Në vitet
1940 dhe 1950 u formua një lëvizje e re e artit abstrakt, e nxitur nga amerikanët:
ajo u quajt ekspresionizëm abstrakt. Pas Luftës së Dytë Botërore, ky stil i ri –
fjalë për fjalë – e pushtoi peisazhin artistik. Figura të tilla si as Jackson Pollock dhe Willem de Kooning lanë gjurmët e tyre dhe
janë thuajse më të kërkuarit sot në treg. Edhe me Ekspresionizmin Abstrakt, përdoren
terma të ndryshëm në varësi të artistit.

 

Pollock,
për shembull, përfaqëson pikturën në veprim (në aksion). Ky stil karakterizohet
nga lëvizje vigoroze të piktorit. Piktori godet/fshikullon bojën përmbi telajo,
duke krijuar spërkatjet (“pikëzimet”) të cilat gradualisht formojnë veprën. Këtu,
në qendër të procesit artistik është akti fizik i piktorit dhe jo subjekti i
pikturës. Piktura me fushat me ngjyra (fusha të mëdha ngjyrash të gjalla, vibrante)
janë realizuar nga artistë të tillë si Rothko, Clyfford Still, të cilët
promovonin fuqizimin e ngjyrave pa subjekt.

 

Nga vitet 1960 e më
tej, u shfaqën dy tendenca kryesore: Arti Optik (apo Arti Op) dhe Minimalizmi.
Hungarezi Victor Vasarely  ishte babai i Artit
Op, një art që ësht
ë i interesuar
tek efektet optike. Artistët në këtë lëvizje (Julio Le Parc, François MorelletYaacov Agam) luajnë me efektet e ngjyrës, t
ë formës dhe të dritës. Ata krijojnë
iluzione pamore për spektatorin. Gjatë s
ë njëjtës
periudhë u shfaq arti minimal, i realizuar nga artistë të tillë si Sol LeWittRobert Morris dhe Dan Flavin. Moto e
tyre ishte ekonomizimi i burimeve. Arti reduktohet në një strukturë të thjeshtë,
e cila shpesh është gjeometrike, por gjithmonë abstrakte.

 

Ndoshta babi i artit abstrakt ka qenë në
fakt…një nënë?

 

Nëse Kandinsky,
Malevitch dhe Mondrian konsiderohen themeluesit e artit abstrakt, historia
mbetet e rrethuar nga hije, ndonjëherë duke u bërë më e qartë me klaimin e kohës.
Kështu, një piktore, që do të kishte qenë pioneri i vërtetë i artit abstrakt, është
kthyer kohët e fundit në frontin e parë. Në vitin 1906, Hilma af Klint, një
piktore suedeze, krijoi një seri pikturash abstrakte 4 vite përpara pikturave në
akuarel të Kandinsky-it. A ka pasur ajo influencë tek këta tre burra? A do të kishte
qenë një paragjykim kundër saj statusi i saj si një grua apo që ta parandalonte
atë nga marrja e pranimit/vlerësimit nga ana e saj? Apo mos duhet fajësuar largësia
gjeografike e Suedisë? Cilado qoftë përgjigja ndaj kësaj pyetje, rizbulimi i
veprës së saj, padyshim që duhet mirëpritur.  

 

(Imazhi 1: Vassily Kandinsky, Akuareli i parë abstrakt, 1910)

 

(Imazhi 2: Frantisek
Kupka, Kompliment, 1912)

 

(Imazhi 3: Kasimir
Malevitch, Carré noir sur fond blanc, 1915)

 

(Imazhi 4: Jackson
Pollock, Ritëm Vjeshtor, Numër 30, 1950)

(Imazhi 5: Victor
Vasarely, Marsan 2 – 1964 – 1974)

 

(Imazhi
6: Hilma af Klint, De tio största n°3, 1907)

 

Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/a-short-history-of-abstract-art/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda Suti. 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty