ARTArtsperVICTOR VASARELY, NJË IKONË E EPOKËS HAPËSINORE

VICTOR VASARELY, NJË IKONË E EPOKËS HAPËSINORE

-

Ndërmjet Luftës së Ftohtë dhe Garës
Hapësinore

Epoka e të gjitha mundësive!

 

Nga REVISTA ARTSPER

 

Fluturim
në hënë, në një odise të largët në hapësirë në zemër të Lëvizjes së Epokës Hapësinore
të viteve 1960.

 

Konteksti i Epokës Hapësinore  

 

Epoka
Hapësinore lindi në kontekstin e Luftës së Ftohtë dhe të Garës Hapësinore ndërmjet
Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik. Bashkimi Sovjetik dërgoi
me sukses njeriun e parë, Youri Gagarine, në hapësirë në prill të vitit 1961. John
F. Kennedy iu përgjigj avantazhit të Bashkimit Sovjetik duke i premtuar zgjedhësve
të tij se Amerika do të ulej në hënë deri në fund të viteve 1960. Në një fjalim
të tij ai deklaroi në mënyrë të fashme: “Ne zgjedhim që të shkojmë në hënë.” Një
premtim është një premtim, dhe në vitin 1969 amerikani Neil Armstrong ishte
njeriu i parë që do të ulej në hënë, ndërkohë që e gjithë bota po shikonte,
duke mbajtur frymën. Në këto kohë ngazëllyese, futuriste, mendjet më krijuese
filluan të imagjinonin se si do të dukej bota në një epokë ku qielli nuk ishte
më kufiri.

 

Nga pushtimi hapësinor tek Revolucioni i Vasarely-t

 

Vasarely
u frymëzua gjerësisht nga kjo kohë, një kohë në të cilën imagjinata popullore i
përfytyronte vitet 2000 sikur ato do të kishin të bënin vetm me makinat
fluturuese dhe njerëz me maska. Ai gëzoi një vlerësim të rëndësishëm gjatë jetës
së tij dhe e diferencoi veten nga pjesa tjetër e skenës së artit bashkëkohor,
veçanërisht me krijimi e një lëvizje të re, Artin Op. Arti Op është një lëvizje
arti që përdorte forma, ngjyra gjeometrike dhe perceptimin e shikuesit për të
eksploruar kufijtë e vizionit njerëzor nëpërmet krijimi të efekteve optike.
Seria e tij e fmashme ‘Vega’ luajti me shformimin si një formë për të sugjeruar
galaksitë, planetet dhe kozmosin. Hëna, hapësira, gjeometria dhe energjitë
kinetike të gjitha frymëzuan iluzionet optike ikonike të Vasarely-it. Kështu, vepra
e Vasarely-it mishëronte epokën e të gjitha mundësive, në një kohë kur jeta në
vitin 2019 imagjinohej si një roman fantastiko-shkencor apo një program hapësinor
i NASA-as.     

 

Victor Vasarely jo vetëm që la gjurmën e tij në artin botëror, por në tërësinë
e kulturës popullore të viteve 1960. Epoka Hapësinore ishte më të vërtetë
influencuese në një sërë fushash krijuese.

 

Moda dhe Epoka Hapësinore  

 

Ndërkohë që, Vasarely po krijonte serinë e tij të fashme ‘Vega’, Paco
Rabanne, Pierre Cardin dhe André Courrèges krijuan pjesë të  ‘haute couture’ të frymëzuara nga kostumet
hapësinore. Helmeta astronautësh, kostume argjendi, dhe materiale inovatore të
tilla si PVC, akrilik dhe metalike…Dizanjerat krijuan një modë “kozmike” nga
hapësira e largët.

 

Kinemaja dhe Epoka Hapësinore  

 

Gjatë kësaj
kohe gjithashtu Stanley Kubrick nxori kryeveprën e tij fantastiko-shkencore “2001:
A Space Odyssey” (2001: Një Odise Hapësinore). Ky film avantgard ‘shqetësues’ përfytyronte
një njeri në hënë, një vit përpara se NASA të realizonte diçka të tillë. Disa
madje besonin se imazhet e Neil Armstrong duke u ulur në hënë nuk ishin kryer në
hapësirë, por në studiot e Kubrick-ut!

 

Muzika dhe dhe Epoka Hapësinore  

 

Në vitin 1969, këngëtari legjendar David Bowie u frymëzua
nga furia hapësinore për prodhimin e këngës së tij single “Çuditë Hapësinore”.
Bowie madje përdori një nga pikturat e Vasarely-t për kapakun e albumit të tij.

 

(Imazhi 1: Nga Tony Grylla, Vasarely midis veprave të tij,
1979)

(Imazhi 2: NASA, Njeriu i parë në hënë, 1969)

 

(Imazhi 3: Victor Vasarely, Vega 200, 1968)

 

(Imazhi 4: Pierre Cardin, Kozmosi, 1965)

 

(Imazhi 5: Stanley Kubrick, 2001: Një Odise Hapësinore, 1968)

(Imazhi 6: David
Bowie, Çuditë Hapësinore, 1969)



Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/vasarely-an-icon-of-the-space-age/

 

Përzgjodhi dhe përktheu – Enkeleda
Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty