POEZIErica JongBishë, Libër, Trup nga Erica Jong

Bishë, Libër, Trup nga Erica Jong

-

Isha e lodhur së qeni gruaE lodhur nga dhimbja
Detaji i parëndësishëm i seksit
Vetë kupa ime qiellore
Duke vdekur nga uria
Dhe më e zbrazët sa herë që mbushesha
Dhe që më në fund mbushesha
Nga vetë zbrazëtia
Duke kërkuar kopshtin e vetmisë
Në vend të një burri
Shtrati i bardhë
Në kopshtin e gjelbër
Mezi prisja
Të flija vetëm
Ashtu siç lëngojnë disa
Për të dashurin
Dhe kur ti erdhe
Unë u përpoqa të të largoja
Me trishtimin tim
Me joshjen time cinike
Dhe hilet e mia për ta
Kthyer një Skllav në një Padron
Dhe të gjitha
Sepse për shkakun tënd
Më dhëmbin gishtërinjtë
Dhe sytë e mi kryqëzoheshin në pasionin
Që nuk njihte as emrin e vet
ARI, BISHË, DASHNOR
I LIBRIT TË TRUPIT TIM
Ti ktheve faqet e mia
Dhe zbulove
Se atje duhej shkruar në
Krahun tjetër
Dhe tani
UNË JAM BOSH
PËR TY
NJË ‘TABULA RASA’
GATI PËR T’U PRINTUAR
ME GËRMA
NË NJË GJUHË TË PAZBULUAR
NGA SHTYPSHKRONJA MË E MADHE
E DASHURISË SONË

Bishë, Libër, Trup nga Erica Jong


Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty