ARTArti PopVEPRAT E DIPTIKUT DHE TË TRIPTIKUT QË KANË INFLUENCUAR...

VEPRAT E DIPTIKUT DHE TË TRIPTIKUT QË KANË INFLUENCUAR ARTIN

-

Nga REVISTA ARTSPER

 

Çfarë është
një diptik apo një triptik?

 

Një
diptik apo një triptik, me origjinë nga fjala greke ‘
ptykhos’ që do të thotë ‘të përkulësh”, është një vepër arti
e përbërë nga panele (përkatësisht me 2 apo 3). Ndonëse panelet mund të formojnë
një skenë të vetme, ndonjëherë ato qëndrojnë si pjesë më vete të cilat lidhen nëpërmjet
një koherence vizuale.

 


Mesjetë, triptiku përdorej për të treguar histori. I përbërë nga panele të mëdha
qëndrorë dhe dy më të vogla të pikturuara brenda si dyer që mbyllen, të 3
panelet janë një reflektim i tre individëve të Trinisë së Shënjtë të Krishterë.
Panelet pajiseshin me mentesha për të lejuar mbylljen e tyre dhe për të
mbrojtur veprën e artit.  

 

Artistët
ose i përdornin triptikët për të treguar histori përgjatë pikave të ndryshme në
kohë, për të treguar progresin e një subjekti apo për të treguar këndvështrime
të shumëfishta. I pikturuar apo i skulpturuar, triptiku ishte për shumë shekuj
zgjedhja e parë për paraqitjen e pikturave fetare.

 

Për më
tepër, diptiku dhe triptiku janë gjetur shpesh më vonë në artin klasik dhe atë modern.
Artsper ju fton që të zbuloni një përgjedhje të diptikëve dhe të triptikëve më
të rëndësishëm përgjatë historisë së artit.

 

1. Diptiku Wilton, 1395-1399

 

E porositur
nga Mbreti Richard i II-të, Diptiku Wilton, artisti i së cilit është i
panjohur, është një diptik i vogël i lëvizshëm i përbërë nga dy panele të
pikturuara në të dyja krahët. Në stil gotik, ai paraqet në njërin krahë një
Richard të II-të të gjunjëzuar. Në tjetrën, Mary-n e Virgjër dhe foshnjën Jezu
të rrethuar nga 11 ëngjëj të cilit Richard-i i II-të ose po i lutet ose po i jep
një dhuratë. Kur mbyllet, paneli në të djathtë paraqet një dre të bardë, një
simbol i Richard-it të II-të. Në të majtë, paraqitet një mburojë, e zbukuruar
me stemën e adoptuar nga Richard i II-të në vitin 1395.

 

Sipas
një interpretimi, në këtë pjesë Richard-i i II-të e vendos mbretërinë e tij,
Anglinë, në mbrojtjen e Jezusit dhe të Mary-së së Virgjër, i cili e bekon atë.
Ky diptik parashtron gjithashtu një mesazh politik dhe nënvizon lidhjen ndërmjet
tokësores dhe shpirtërores. Sot kjo vepër është në pronësi të Galerisë Kombëtare
në Londër.

 

2. Piero della Francesca, Diptik i Federico da Montefeltro dhe Battista Sforza, 1465-1466

 

Piktura
diptik – Diptiku i
Federico da
Montefeltro dhe Battista Sforza nga
Piero
della Francesca paraqet portretet e Dukës së Urbinos dhe bashkëshortes së tij Battista
Sforza. Të vendosur përballë njëri-tjetrit, ata qëndojnë përballë tokës së tyre
në distancë. Zakonisht pikturat parqesin bashkëshortin në të majtë, por këtu është
Battista ajo që është vendosur në të majtë. Pa asnjë dyshim, ky është një
homazh ndaj bashkëshortes së tij, por me shumë mundësi gjithashtu për të fshehur
në anën tjetër shpërfytyrimin e Dukës. Në fakt, kjo e fundit është pikturuar gjatë
jetës së tij, megjithatë Dukesha tashmë kishte vdekur, që mund të shpjegojë
zbehtësinë në fytyrën e saj. Sot, shtëpia e këtij diptiku është Muzeu Uffizi në
Firence.   

 

3. Jérôme Bosch, Kopshti i Kënaqësive
Tokësore, 1494-1505

 

Kopshti
i Kënaqësive Tokësore është një triptik pikturë në vaj, e pikturuar në dru nga
holandezi Jérôme Bosch. I mbyllur, triptiku parqet një sferë trasparente që
bubullon me jetë, një simbol i krijimit të botës. Brenda, paneli në të majtë përfaqëson
Adamin dhe Evën, në një parajsë tokësore, të rrethuar nga kafshë imagjinare.
Paneli qëndror është një kopësht i pazakontë, megjithatë i gëzueshëm ku fëmijët
e Adamit dhe të Evës, njerëzimi, jipen pas kënaqësive të mishit, epshit dhe mëkatit
në një mjedis të mbinatyrshëm zogjsh dhe frutash gjigande. Në fund, paneli në të
djathtë tregon torturat e ferrit. Kjo vepër shfaqet si një paralajmërim kundër
vesit dhe mungesë së respektit për parimet fetare. Aktualisht, ky triptik ndodhet
në Muzeun Prado në Madrid.        

 

4. Paul Gauguin, Skulptori Aubé dhe Djali i tij, Emile, 1882

 

Megjithëse,
më shumë i njohur për telajot e tij të hershme që rigjurmojnë jetën e tij në
Polinezi, Paul Gauguin është gjithashtu krijuesi i pikturës diptik ‘Skulptori
Aubé dhe Djali i tij, Emile’. Në të kundërt me veprat e tij të
zakonshme, ngjyrat e këtij diptiku nuk janë të gjalla, kumbuese dhe subjekti
nuk është ekzotik. Në të djatht
ë, Jean-Paul është në procesin e realizimit të një vazoje në punishten e tij. Në vend të asaj që ai po bën,
ai shikon në drejtim të kundërt me djalin e tij, i cili po shikon piktura, në
një imazh me një atmosferë plotësisht të ndryshme. Ati dhe biri janë të
vendosur në të kundërt dhe shfaqen në largësi nga njëri-tjetri. Megjithatë, të
dyja telajot rrjedhin tek njëra-tjetra. Vazo dhe cepi i tavolinës mbi të cilën
po punon skulptori shfaqet madje në skenën që paraqet djalin e tij. Këtu,
Gauguin e ndan vetveten nga Impresionizmi dhe fiksimi me imitimin.  

 

5. Andy Warhol, Diptiku Marilyn, 1962

 

Në 4
muajt pas vdekjes së Marilyn Munroe në gusht të vitit 1962, Andy Warhol bëri më
shumë sesa njëzetë serigrafi të saj. Ato që të gjitha bazoheshin në të njëjtën
fotografi publicitare. Diptiku i famshmëm Marilyn parqet dy serigrafi të
Marylin-it, një në rozë, tjetra në të zezë dhe të bardhë. Duke përsëritur
imazhin, ai evokon gjith
ëpraninë
e saj në media. Kontrasti i ngjyrave të ndezura me të zëzën dhe të bardhën dhe
efekti i zbehjes në panelin e djatht
ë
sugjerojnë vdekshmërinë e yllit. Tani kjo vepër i përket Tate në Londër.  

 

6. Mark Rothko, Kapela Rothko, 1964

 


vitin 1964, çifti i koleksionistëve të artit John dhe Dominique de Ménil i k
ërkuan Mark Rothkon-s që të krijonte një hapësirë
të përkushtuar për meditim. Megjithëse, quhet Kapela Rothko, ajo është në fakt
një ndërtesë tetëkëndëshe e hapur ndaj të gjitha besimeve. Nuk ka asnjë emër
shenjtori apo kryq, vetëm një dhomë e madhe arti modern e zbukuruar me 5 panele
të thjeshta dhe tre diptikë, veprat e Rothko-s. Këto kanë për qëllim të evokojnë
14 stacionet bibilike të Rrugës së Kryqit. Megjithatë, Mark Rothko vdiq një vit
përpara inagurimit të kapelës.           

 

7. Francis Bacon, Tre Studime për Lucien Freud, 1969

 


shekullin e 20-të, Francis Bacon konsiderohej piktori i fundit i triptikut. Një
triptik i tillë ishte një pikturë e bërë në vitin 1969 e mikut të tij dhe e rivalit
të tij kryesor, 3 Studime të Lucian Freud. Në mes të viteve 1970, 3 panelet u
shitën ndarazi. I zhgënjyer që panelet ishin ndarë, Bacon shkroi mbi një fotografi
të panelit të majtë që “do të bënte kuptim vetëm nëse do të ishte me dy panelet
e tjera”. Panelet kaluan ndërmjet koleksionistëve të ndryshëm deri në fund të
viteve 1980, kur një nga blerësit e parë i ribashkoi ato. Vepra u shit për
142.4 milionë dollarë në ankand. Në vitin 2013, dhe për pak kohë më pas, ajo
ishte vepra më e shtrenjtë në treg.                  

 

8. Ai Wei Wei, Duke hedhur një çajnik
të Dinastisë Han, 1995

 

Hedhja e një çajniku të Dinastisë Han është një triptik nëpërmjet
fotografive të realizuar nga Ai Wei Wei. Vepra bën të pavdekshëm artistin teksa
ai hedh një çajnik ceremonial 2,000 vjeçar në tokë, që shpërthen në copa copa
tek këmbët e tij. Kjo është e rëndësishme sepse objekti nuk kishte vetëm vlerë
monetare të konsiderueshme, por gjithasahtu një vlerë simbolike dhe kulturore.
Dinastia Han konsiderohet një periudhë përcaktuese në historinë e civilizimit
kinez. Duke thyer në mënyrë të qëllimshme një formë ikonike të kësaj periudhe është
e barazvlefshme me hedhjen poshtë të të gjithë trashëgimisë kulturore kineze. Ajo
do të thotë gjithashtu se Ai Wei Wei e çliron vetveten nga e shkuara e tij, e
cila mund të jetë një pengesë për krijmtarinë dhe pavarësinë e tij. Kjo vepër është
fillimi i ripërdorimit nga ana e artistit të objekteve antike dhe tregon pyetjet
që ai ngre mbi vlerat kulturore dhe sociale.                  

 

(Imazhi 1: Hans Memling, Gra, 1480)

 

(Imazhi 2: Diptiku Wilton, 1395-1399)

 

(Imazhi 3: Piero della Francesca, Diptik
i Federico da Montefeltro dhe Battista Sforza, 1465-1466)

 

(Imazhi 4: Jérôme Bosch, Kopshti i
Kënaqësive Tokësore, 1494 – 1505)

 

(Imazhi 5: Paul Gauguin, Skulptori Aubé dhe Djali i tij, Emile, 1882)

 

(Imazhi 6: Andy Warhol, Diptiku Marilyn, 1962)

 

(Imazhi 7: Mark Rothko, Kapela Rothko, 164)

 

(Imazhi 8: Francis Bacon, Tre
Studime të Lucien Freud, 1969)

 

(Imazhi 9: Ai Wei Wei, Duke hedhur një çajnik të Dinasitë Han, 1995)

 

Burimi:

https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/diptych-and-triptych-works-that-have-influenced-art/

 

Përzgjodhi dhe
përktheu – Enkeleda Suti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty