POEZILeon FelipePërzgjedhje poezish nga Leon Felipe

Përzgjedhje poezish nga Leon Felipe

-

Ka mite pa fillim dhe pa fund

Mitet u mbollën mbi mishin e botës
dhe mbi të njëjtin mish ato duhet të lulëzojnë
sepse s’kemi arritur gjë ende
edhe ajo qëështë arriturështë prej vullnetit të erës
dhe mishit të nënshtruar dhe tëpëvuajtur të njeriut
Zoti do të ndezë dritën
ndërsa ne do të hedhim lotët tanë
Une isha pjesë e mishit të parë mistik të botës
dhe tani po digjem në mrekullinë e dritës së zbehtë të mëngjesit
dhe nëse mund ta them tani pa krenari
Jam unë ai që marr këngën
jam unë ai qe mban këngën
jam unë ai që transmeton këngën
dhe sepse edhe ti mund ta thuash atë
Por kush e tha?
Une e ndërroj agoninë si veshjet
Une nuk i pyes të lënduarit se si ndjehen
Une kthehem vet në të lënduar
Plagët e tyre morën jetë në mishin tim ndërsa i vëzhgoja ata
duke u mbështetur tek shkopi im
Njeriu qëështë ulur tek porti
dhe që e kanë akuzuar për vjedhje, jam unë
edhe ai lypsi, unë jam gjithashtu
Shikomë duke zgjatur kapelen time
për të kërkuar lëmoshë
Po, po… Kush e tha atë?
Poeti e tha!
E tha era…
Tani e përsëris vetë
Dhe e përsëris me mishin dhe me vetëdijen time
jo me fjalët e mia
Dhe nëse unë jam ai hajduti i dënuar për vjedhje
dhe ai lypesi që zgjat kapelën i turpëruar duke kërkuar lëmoshë
Une jam gjithashtu Jakobi, Uitmeni dhe Prometeu
Unë jam edhe një zhapik edhe një iguanë…
dhe shumë më shumë
Dhe ndërsa poetët nuk mund ta thonë këtë pa krenari
ose përunjësi
ose pa shokuar askënd
sikur të mos ishte më shume sesa një shenjë pranie dhe simpatie
me ankthin dhe shpresën e gjithë Krijimit
Poezia do të mbetet e paralizuar në duart dhe në gjykimin e atyre
që deklarojnë se vetet e tyre, me atributet e tyre personale dhe vdekatare
të njeriut të përkohshëm
qëështë gjeneratori dhe transformatori i gjithë poezisë së botës
Poeti nuk është asgjë më shumë sesa mish që digjet
Dhe poezia një flakë e pamëshirshme
Për mua, vargu paraprijës është pishtari që poeti e mban në dorë
dhe vargu pasues, ai që më ndjek
një ndriçim i lehtë në hijet e rënda të natës
që shikojnë sinjalet e mia
Une them sërish:
Une nuk këndoj për shkatërrimin
Lira ime mbështetet tek simbolet më të madhërishme të poezisë
Sërish une qaj
një varg blasfemues i kockave të mia lebroze do të bashkëbisedojë me Zotin
nga vorbulla e erës edhe një herë
Deklarojgjjthashtuse,unë vi nga hijet dhe ëndërrat
Dhe nëse unë them:
Se kënga ime lulëzon nga konvergjenca e miteve
mund të shtoj se
Ja ku jam
Shikomeni!
Ngecur në këtë shkëmb, me një korb mbi gjoks
dhe kjo zhurmë që ju dëgjoni nuk janë ankimet e mia
por vajzat e oqeanit
që përplasen tek këmbët e mia
dhe që më njomin qepallat
yjet përkulen mbi ujërat e idhëta për të më shpëtuar
nën dritë
deti punon
ai godet shkëmbinjtë
zbut kanalet…
dhe kur Prometeu zgjohet
timonieri ynë do të drejtojë anijen e Parnasusit.

Nga Leon Felipe

Poeti, në fillim i rrëfen jetën e tij njeriut;
Pastaj, kur njeriu është duke fjetur, zogjve,
Dhe kur zogjtë kanë fluturuar larg,
Ai ia rrëfen atë pemëve…
Më vonë, kalon era bashkë me një pëshpërimë gjethesh.
Ja çfarë më thotë era:
Palloi ngre bishtin
Dhe bën freks,
Poeti,
duhet të lëvizë vetëm pendët e krahëve të tij.
Të cilat përkthehn si më poshtë:
Ajo që i them njeriut është e mbushur me krenari;
Ajo që u them zogjve, me muzikë;
Ajo që u them pemëve, me lot.
Dhe çdogjë,është një këngë e kompozuar për Erën,
Nga të cilat, më pas,
kjo spektatore harraqe dhe e vetmuar,
mund të kujtojë veç ca fjalë.
Por fjalët e kujtuara nuk
harrohen kurrë,
nga gurët.
Ajo që poeti u thotë gurëve është e mbushur me,
Përjetësi.
Dhe, kjo është kënga e Fatit,
Të cilën as yjet nuk do ta harrojnë.
Poezia ‘Biografia, poezia dhe fati’(Biografía, Poesía y Destino)
Nga poeti spanjoll, Leon Felipe

Ne jemi si një kalë pa kujtesë.
Ne jemi si ai kali që e ka harruar pengesën e fundit që ka kapërcyer.
Ne vijmë në këtë botë duke vrapuar.
Duke vrapuar përgjate pistave të gjata shekullore,
të kalëruara me pengesa,
duke përfshirë herë pas here, vdekjen…
Kërcimin!
Dhe, askush nuk e di sesa shumë jemi munduar për të mbërritur ketu.
Dhe, as nuk e dinë ata se,
edhe sa shumë mundime duhen për të mbërritur aty ku ulet Zoti,
në fund tëgarës…
duke pritur për ne.
Ne qajmë dhe vrapojmë,
ne biem dhe kthehemi,
duke levizur nga një vështiresi tek tjetra,
duke bërë kapërcime dhe kthesa ndërmjet pelenave dhe qefinit.
Poezia ‘Kërcimi’(El salto)
Leon Felipe, poet spanjoll

Une nuk jam filozof.
Filozofi thotë: Unë mendoj…rrjedhimisht, unë jam.
Unë them: Unë qaj, unë bërtas, unë vajtoj, unë blasfemoj…rrjedhimisht, unë jam.
Unë besoj se filozofia fillon me gjykimin e parë, poezia, me vajtimin e fundit.
Unë nuk e di se cila ishte fjala e parë qëfilozofët thanë në tokë.
Por ajo e poetit të parë ishte: Oh!
Oh!
Kjo është fraza më e vjeter që njohim, peligrinazhin e kësaj Oh!, të gjitha peripecitë e historisë, deri tani kanë qenë poezi.
Një ditë kjo – Oh! bëhet e organizuar dhe e shenjtëruar
Pastaj lindi psalmin,
Nga psalmi, lindi tempulli,
Dhe, hija e psalmit e ka strehuar njeriun për shekuj.
Tani,çdo gjë në tokëështë thyer.
Çdo
gje.
Madje edhe rrugët e filozofisë.
Edhe psalmi ështëçmendur:
Ai qan, bërtet, vajton, blasfemon…
dhe hidhet me kokë në ferr
Tani poetet janë këtu.
Të paktën, unë jam këtu.
Këto janë rrënjët e poezisë përgjatë të gjitha rrugëve mbi tokë
Une besoj se, ajo ndryshon nga filozofia.
Ndaj nuk duhet të themi: kjo është poezi filozofike.
Kjo për shkak se, dallimi thelbësor ndërmjet poetit dhe filozofit, nuk ështëajo qëështë besuar deri tani:
se poeti flet me vargje ritmike, kristaline dhe muzikale.
Ndërsa, filozofi me fjalë të medha, të panjohura, të mërzitshme.
Por se, filozofi beson tek arsyeja,
ndërsa poeti tek çmenduria.
Filozofi thotë:
Për të gjetur të vërtetën
duhet organizuar truri.
Por, poeti thotë:
Për të gjetur të vërtetën
duhet shpërthyer truri.
E vërteta është përtej kutisë së muzikës,
dhe dokumenteve të mëdha të filozofisë.
Kur e ndjejmë se truri këputet dhe psalmi plas në të qarë deri në fyt,
aty ne fillojmëte kuptojme.
Një ditë do të kuptojme se, në shtëpinë tonë nuk ka dritare.
Me pas, do te hapim një vrimë në mur e do të largohemi për të kërkuar dritën: lakuriq, tëçmendur, të heshtur, pa fjalë, pa këngë.
Mund të shtojme se, si poet ne dimë shumë pak
ne jemi studentë shumë të këqinj
nuk jemi inteligjentë
jemi dembelë
na pelqen të flejmë
dhe ne besojmë se, ka një rrugë të shkurtër për tek dija.
Në vend tëmeditimit si një filozof,
ose hetimit si një nga ata të mençurit,
ne e vendosim problemin tonë më të madh mbi altarin e orakujve,
dhe vendosim se si t’i zgjidhim ato, duke hedhur një monedhë.
Dhe, ne themi gjera si:
Sepse unë nuk e di kush jam…
le ta vendose fati.
Kokë, a pil?
Poezia ‘Poeti dhe filozofi’(El poeta y el filósofo)
Leon Felipe, poet spanjoll

Në fillim Zoti krijoi dritën…dhe hijet.
Zoti tha, le tëbëhet dritë
Dhe, dritë u bë.
Dhe, ai pa që ajo ishte e mirë.
Por, hija ishte ende aty.
Kështu, ai krijoi njeriun,
duke i besuar atij shpatën e lotëve për të vrarë hijen.
Njeriu do të vinte pa lot…
Por, sot loti ështëshpata ime.
I mundur, unë kam rënë me mijëra herëpërtokë,
Por, e kam ngritur gjithmonë veten lart,
mbështetur mbi dorezën e shpatës sime
Dhe, misteri është aty,
që unë t’mund ta shqyejëmburojën tuaj,me lotët e mi
E qara nuk më poshtëron.
Une mund ta justifikoj krenarinëtime:
bota nuk ka levizur kurrë,
as tani nuk leviz,
pa lotët e mi.
Nuk ka asgjë më tëmadhe në botë sesa lotët e mi,
ai vaj që largohet nga trupi im
dhe derdhet në varr,
duke kaluar nëpër gurët e mullirit
të diellit dhe të natës.
Zoti është varur tek lotët e mi që në fillim tëGjenezës
Dhe aty ato derdhen, derdhen, dhe derdhen
duke bërtitur,
duke vajtuar,
qe nga dita kur jeta filloi pas diellit.
Dritë…
kur lotët e mi të të arrinë,
funksioni i syve të mi nuk do të jetë për të qarë,
por për të parë.
Poezia ‘Shpata’(La espada)
Leon Felipe, poet spanjoll

Prej ca kohësh tani,

jam kërkuar për një autobiografi poetike,
që të jetë në të njëjtën kohë,
e shkurtër,
e saktë,
dhe rrëfimtare.
E shkurtër,
Si njëçertifikatë,
si një kartelë indeksesh,
si një kartvizitë,
si mbishkrimi skalitur mbi një shkemb,
si një thirrje,
si një emër,
si një emër në hije.
Po kërkoj vetëm një emër!
Emrin tim të vërtetë.
As emrim tim të krishterë e as atë të kastës,
Emrin tim të drejtë,
lindur nga gurgullimi i gjakut tim,
nga humori im,
dhe nga balta e vjetër e kockave të mia,
qëështë edhe e njëjta baltë e Krijimit,
nga ku dolën thonjtë dhe krahët e mi.
Emrin tim të shkruar me gjurmët e mia mbi rërën e butë,
pak përpara përzierjes së tij me detin,
duke lënë pas një jehonë në erën përpara meje,
dhe zërin e vjetër që më ndjek nga pas.
Emrin tim të vërtetë që më ruan kohë
për psikanalizën,
për rrëfimtarin,
për raporterin,
dhe ruajtesin e parajsës dhe të ferrit.
Një e dhënë e shpejtë që të më lejojë të them menjëherë pa asnjë dyshim,
Ky jam unë!
Asgjë më shumë sesa një emër,
të flakur mbi tavolinën e Gjykimit të Madh,
për të dhënën e fundit mbi Tokë.
Zerin tim njerëzor,
autentik,
të transferueshëm,
legjitim,
shoqëror,
Emrin tim të sotshëm,
atë të djeshmin,
dhe të së nesërmes,
bërë tatuazh mbi trupin tim që dridhet,
emrin tim njerëzor,
kaq aktual,
kaq të vjetër,
dhe kaq të durueshëm,
si ofshama dhe e qara,
Qe ta mbaj me krenari mbi qaf,
si zilen e një deleje,
në tufen e madhe të botës ditën e Gjykimit Final.
Një emër që duhet ta marr dhe
për të cilin duhet të paguaj, ,
dhe për të cilin më duhet të përgjigjem,
dhe për të cilin më duhet të kërkoj.
Mos thuaj asgjë për ‘kujtimet’.
UNE NUK KAM KUJTIME!
‘Kujtimet’ rrëfejnë për gjëra që nuk kanë rëndësi,
Përvoja ime e madhe,
sekreti im i madh,
mëkati im i madh,
që e lë pas,
që më pret përpara,
dhe ngjyra e vetëdijes sime,
mendoj se, i përmbahen gërmave të emrit tim.
Ka nje xhest në trupin tim,
dhe një ton në zërin tim,
që e thotëçdo gjë me shpejtësi drite.
Për këtë emër që po kërkoj!
Që thotë se nga vi,
dhe ku po shkoj.
Dhe është dikush në këtë univers,
që po pret që unë ta them këtë emër,
si një urdhër që ata të ma hapin portën.
Ky duhet të jetë rendi i autobiografisë sime.
Dhe tek Porta e Madhe,
edhe pse pa dokumente,
dhe me tëe gjitha rrugët e mbledhura në krahun tim,
si plane të padobishme,
në të gjithë do të themi të njëjtën fjalë:
NJERI,
Por vetëm njëri do të flas!
POETI!
Ne që të gjithë jemi duke punuar për këtë,
dhe secili prej nesh është duke mbështjellur rrugët e tij,
Dhe kërkimet për emrin e tij,
Por vetëm njeri do të flasë.
Dua të them se kush jam,
Që të vlerësoj se kush kam qenë,
dhe për të përgatitur veten për atë që do të jem.
Vetja ime më e thellë përbehet nga baltë antike,
një puls urgjent,
një shkëlqim i largët.
Pas meje gjinden gjurmë të pista,
Përpara,
pulitja e dritës mes hijesh,
Dhe brenda zemrës sime,
një dëshirë e zjarrtë për të ditur emrin tim.
Poezia ‘Dua të them emrin tim’, 1943
Leon Felipe,

Te vdekurit kthehen pas
ata kthehen gjithmone nepermjet loteve
Poeti qe po ndiqte nje thithlope, do te kthehet gjithashtu
Lotet tane jane monedha, ato vlejne per dicka
Ruajini per blerje me te medha
Larg prej ketu ka yje
dhe une e di sesa shume kushtojne.
Poezia ‘Te vdekurit kthehen’ nga poeti spanjoll Leon Felipe.

Krisht, te dua
jo sepse ke rene nga ndonje yll
por sepse ti zbulove per mua
se njeriu ka gjak
lot
force
celesa
mjete
per te hapur portat e mbyllura te drites
po…ti na mesove se njeriu eshte Zot
Nje Zot i shkrete i sakrifikuar si ty
dhe ai qe qendron ne te majten tende ne Golgote
hajduti i keq…
Edhe ai gjithashtu, Zot eshte!
Poezia ‘Krisht’ nga Leon Felipe

Sepse njeriu i mencur eshte i kujdesshem,
ai nuk guxon te thote me ze te larte:
‘e pur si muove’,
pasi ka mbledhur te gjitha faktet
dhe pasi ka pare qe bota leviz.
Ndersa, une bertas
dhe kendoj per te,
me pasion,
pa fakte dhe
pa e pare se ajo leviz.
As njeriu i mencur (Ni el sabio tampoco) – León Felipe.

Po iki se toka nuk eshte me imja
Sepse kembet i kam te lodhura
Syte te verbuar
Gojen te fashuar
Trupin te bute dhe te lehte
Gati per te hyre ne ajer
Po iki se nuk ka me rruge te mbetura per mua ne toke
Une dola nga uji dhe jetova ne gjak
Dhe tani era po pret te me vertise drejt diellit
Une dola nga deti
Dhe do te digjem ne zjarr.
Nga poeti spanjoll, Leon Felipe.

Dhe kjo loja, Archpriest
Kjo loja me nje top te bardhe dhe me nje top te zi
kur do te perfundoje?
Kjo loje zhurmash dhe heshtjesh
te qeshurash dhe te qarash
drite dhe nate
dhe eshte njeri qe pyet: cfare eshte nata?
Dhe ky lot i lire qe na huton dhe qe me pas rreshqet
qe vallezon me mullirin e eres
Ku do te ndale?
Dhe eshte nje tjeter qe pyet:
por, zoterinj…Perse luan ketu?
Poezia ‘Loja’ nga Leon Felipe, 1958

Gjunjezohu dhe lutu
Jo. Lundro
Lundro mbi lotet e tu
Marinar
Lot, lot, lot
re…lum…det
Mos me ler te valevis shami
por vela
Mos lejo qe asgje te me ngushelloje
Mos i lejo qe te m’i fshijne lotet
Mos i lejo qe ta thajne lumin brenda meje
Qaj qe te mos vdese deti
im ate deti
deti qe ndahet ne dy plazhe
ne dy dyert pa mentesha te botes
me te njejten shije te vjeter te idhet te lotve te mi
Une jam lundertari dhe rruga
varka dhe uji…
dhe porti i fundit i rruges
Dhe atje tej
pertej detit…
ne fund te loteve te mi
ndodhet ishulli
qe po kerkon lundertari.
Poezia ‘Lundro’ nga Leon Felipe

Krisht, te dua
jo sepse ke rene nga ndonje yll
por sepse ti zbulove per mua
se njeriu ka gjak
lot
force
celesa
mjete
per te hapur portat e mbyllura te drites
po…ti na mesove se njeriu eshte Zot
Nje Zot i shkrete i sakrifikuar si ty
dhe ai qe qendron ne te majten tende ne Golgote
hajduti i keq…
Edhe ai gjithashtu, Zot eshte!
Poezia ‘Krisht’ nga Leon Felipe

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty