Të tjeraLetra dashurie dhe fragmente letërsie nga Vladimir Nabokov

Letra dashurie dhe fragmente letërsie nga Vladimir Nabokov

-

“Si mund të ta shpjegoj se, lumturia ime, lumturia ime mrekullisht e artë, se sa shumë unë jam i yti, me të gjitha kujtimet e mia, poemat e mia, shpërthimet e mia, me vorbullat e brendshme? Ose të shpejgoj se nuk mund të shkruaj as një fjalë të vjetër pa dëgjuar se si do ta shqiptosh ti atë, dhe nuk mund të kujtoj asnjë shaka të vogël që kam jetuar pa pendesë, kaq e mprehtë, që ne nuk e kemi jetuar atë së bashku, qoftë ajo më personalja, më e patransmetueshmja, ose vetëm disa perëndime në kthinën e një rruge, a e kupton se çfarë dua të them, lumturia ime? Dhe unë e di: se nuk mund të të them asnjë gjë ty me fjalë, dhe kur e bëj në telefon ajo del krejtësisht e gabuar. Sepse me ty njeriu duhet të flas në mënyrë të mrekullueshme, me të njëjtën mënyrë siç flasim me njerëzit që kanë ikur tashmë prej shumë kohësh…në lidhje me pastërtinë, lehtësinë dhe saktësinë shpirtërore. Ti mund të nxihesh nga një vogëlsi e shëmtuar, sepse ti je kaq mrekullish rrezatuese, si ujë deti, e dashura ime. Të betohem për gjithçka që është e dashur për mua, gjithçka në të cilën besoj, të betohem se nuk kam dashuruar kurrë më parë si të dua ty, me kaq ëmbëlsi, deri në lot, dhe me një ndjesi të tillë shkëlqimi.” – Vladimir Nabokov, Letra për Verën

Mendja shkruan me stilolaps, zemra, me laps. – Vladimir Nabokov, Letra për Verën

Tani po dal në dritë të butë, për freskun e mbrëmjes, dhe do të të dua sonte, dhe nesër, edhe shumë e më shumë, në kaq shumë të nesërme. – Vladimir Nabokov, Letra për Verën

Ti erdhe në jetën time jo siç vjen dickush për vizitë, por siç hyn dikush në një mbretëri ku të gjithë lumenjtë kanë qenë duke pritur për reflektimin tënd, të gjitha rrugët, për hapat e tu. – Vladimir Nabokov, Letra për Verën

Po, kam nevojë për ty, përralla ime. Sepse ti je i vetmi njeri me të cilën mund të flasë mbi hijen e një reje, rreth këngës së një mendimi, dhe se si, kur dola për të shkuar në punë sot pashë një luledielli të gjatë në fytyrë, e cila me buzëqeshi me të gjitha farat e saj. – Vladimir Nabokov, Letra për Verën

Tani është vonë, jam pak i lodhur; qielli është i irrituar nga yjet. Dhe unë të dua, të dua, të dua dhe ndoshta kjo është mënyra se si e gjihtë bota e madhe, e cila shkëlqen tejpërtej, mund të krijohet nga pesë zanore dhe tre bashkëlidhëse. – Vladimir Nabokov, Letrat për Verën

I dashur Krisht, bëj diçka. – Vladimir Nabokov

Letërsia dhe fluturat janë dy nga pasionet më të ëmbla që ka njohur ndonjëherë njeriu. – Vladimir Nabokov

Sa për ta filluar, le të ndjekim moton që vijon…Letërsia është Dashuri. Tani mund të vazhdojmë. – Vladimir Nabokov

Imagjinata jonë fluturon – ne jemi hijet e saj mbi tokë. – Vladimir Nabokov

Mendoj se është e gjitha një çështje dashurie. Sa më shumë që t’a dashuroni një kujtim aq më i fortë do të bëhet ai. – Vladimir Nabokov

Letërsia nuk lindi ditën kur një djalë që qante “ujku, ujku” doli duke vrapuar nga livadhet e Neandertalit me një ujk të madh gri tek thembrat e tij; letërsia lindi ditën kur një djalë qante “ujku, ujku” dhe pas tij nuk kishte asnjë ujk. – Vladimir Nabokov, Leksionet mbi letërsinë

Theyrja e një dallge nuk mund ta shpjegojë të gjithë detin. – Vladimir Nabokov

Një shkrimtar duhet të ketë saktësinë e një poeti dhe imagjinatën e një shkencëtari. – Vladimir Nabokov

Sepse unë nuk ekzistoj: ajo që ekziston është vetëm mijëra pasqyra që më reflektojnë mua. Vetnjohja ime, popullata e fantazmave që më ngjajnë mua rriten. Ato jetojnë diku, diku ato shumëfishohen. Unë si i vetëm nuk ekzistoj. – Vladimir Nabokov

Unë mendoj si një gjeni, shkruaj si një autor i dalluar, dhe flas si një fëmijë. – Vladimir Nabokov

Zemra ime ishte një organ histerik i papërgjegjshëm. – Vladimir Nabokov

Vetmia si një situatë mund të korigjohet, por si një gjendje mendore është një sëmundje e pashërueshme. – Vladimir Nabokov

A ishte ajo me të vërtetë e bukur? A ishte ajo të paktën ajo që të tjerët e quajnë tërheqëse? Ajo ishte pezmatuese, ajo ishte torturë. – Vladimir Nabokov

Një vepër arti nuk ka asnjë rëndësi për shoqërinë. Ajo është e rëndësishme vetëm për individin. – Vladimir Nabokov

Rrënja katrore e ‘Unë’ është ‘Unë’. – Vladimir Nabokov

Gjenialiteti është gjetja e lidhjes së padukshme ndërmjet gjërave. – Vladimir Nabokov

Është një shprehje e vjetër amerikane ‘Ai që jeton në shtëpi prej xhami nuk duhet të përpiqet të vrasë dy zogj me një gur.’ – Vladimir Nabokov

Lolita është e famshme, jo unë. Unë jam i errët, dyfish i errët, romancier me një emër të pashqiptueshëm. – Vladimir Nabokov

Do ta humbasësh pavdekshmërinë kur të humbasësh kujtesën. – Vladimir Nabokov

Ka mësues dhe nxënës me mendje katrore të cilat për nga natyra i nënshtrohen një magjepsje nga kategoritë. Për ta, ‘shkollat’ dhe ‘lëvizjet’ janë çdo gjë. Duke vizatuar një grup simboli në ballë të medikoritetit, ata janë të vetdënuar për të mos ta kuptuar gjeniun e vërtetë. – Vladimir Nabokov

Ne nuk mendojmë në fjalë, por në hije fjalësh. – Vladimir Nabokov

Mendimi, kur e shkruan atë, ai bëhet më pak shtypës, por disa mendime janë si tumoret kancerogjene: ti e shpreh, e pastron, dhe ai rritet prapë më keq sesa më parë. – Vladimir Nabokov

Mbrëmë ëndërrova për ty, sikur unë po luaja piano dhe ti po ktheje faqet për mua. – Vladimir Nabokov

Vetmia është arena e djallit. – Vladimir Nabokov

…kujtesa mund të risjellë në jetë çdo gjë me përjashtim të aromave, megjithëse asgjë nuk e rikthen të shkuarën në mënyrë kaq të plotë sa një aromë e lidhur me parë me atë kujtim. – Vladimir Nabokov

Përkëdhele detajin, detajin hyjnor. – Vladimir Nabokov

A e besojnë më të vërtetë këtë që japin mësim këta palaço? – Vladimir Nabokov

Ndërkohë që një shkencëtar shikon çdo gjë që ndodh në një pikë në hapësirë, poeti ndjen çdo gjë që ndodh në një pikë në kohë. – Vladimir Nabokov

Dhe ajo ishte e imja, ajo ishte e imja, çelësi ishte në grushtin tim, grushit im ishte në xhepin tim, ajo ishte e imja. – Vladimir Nabokov, Lolita

Nëse teli i një violine do të mund të vajtonte, ai tel do të isha unë. – Vladimir Nobokov, Lolita

Kam nevojë për ty, lexuesin, që të na imagjinoni neve, sepse ne nuk ekzistojmë në të vërtetë nëse ju nuk na imagjinoni. – Vladimir Nabokov, Lolita

Unë e dija që kisha rënë në dashuri me Lolitën përgjithmonë; por unë gjithashtu e dija që ajo nuk do të ishte Lolita përgjithmonë. – Vladimir Nabokov, Lolita

Unë e shikoja dhe e shikoja atë, dhe e dija, po aq qartë saç e dija se do të vdisja, që unë e doja atë më shumë sesa çdo gjë tjetër që kisha parë apo imagjinuar mbi tokë. Ajo ishte vetëm jehona e gjethes së vdekur të një nifme nga shumë larg me parë, por unë e doja atë, këtë Lolita, të zbehtë dhe të ndotur dhe të rritur, fëmija i një burri tjetër. Ajo mund të zhdukej dhe të largohej, nuk doja t’ia dija. Unë ende do të çmendesha me ëmbëlsi vetëm nga shikimi i fytyrës së saj. – Vladimir Nabokov, Lolita

Ai më theu zemrën. Ndërsa ti më shkatërrove jetën. – Vladimir Nabokov, Lolita

Ajo ishte si Marati vetëm se nuk kishte se kush ta vriste. – Vladimir Nabokov, Lolita

Jetë është vetëm një copëz e vogël drite ndërmjet dy errësirave. – Vladimir nabokov, Lolita

Brenda dhe jashtë zemrës sime rridhte ujëvara ime prej gjaku. – Vladimir Nabokov, Lolita

Vitet e vuajtjes sekrete më kishin mësuar vetkontroll super njerëzor. – Vladimir Nabokov, Lolita

Nimfat nuk mund të ndodhin në rajonet polare. – Vladimir Nabokov, Lolita

Duke vrapuar në erë, në pjalm dhe pluhur, një lule në fluturim. – Vladimir Nabokov, Lolita

Ajo do të përpiqej të më çlironte nga dhimbja e dashurisë fillimsht duke fërkuar buzët e saj të thata kundrejt të mijave; pastaj e dashura ime do të tërhiqej me nje shkundje nervoze të flokëve të saj, dhe pastaj të rikthehej sërish errësisht afër dhe të më lejonte që të ushqehesha me gojën e saj të hapur, me një bujari që do të ishte e gatshme t’i ofronte asaj çdo gjë, zemrën time, grykën time, zorrët e mia, ajo kishte në dorë skeptrin e pasionit tim. – Vladimir Nabokov, Lolita

Ndoshta, diku, ndonjë ditë, në një kohë më pak të mjerueshme, ne mund ta shikojmë njëri-tjetrin sërish. – Vladimir Nabokov, Lolita

Lolita, drita e jetës sime, zjarri i mishit tim. Mëkati im, shpirti im. – Vladimir Nabokov, Lolita

Mos më prek. Do të vdisja nëse do të më prekje. – Vladimir Nabokov, Lolita

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty