ARTFuturizmi ItalianManifesti Futurist nga Filippo Marinett

Manifesti Futurist nga Filippo Marinett

-

1. Ne deklarojme se mrekullite e botes jane pasuruar nga nje bukuri e fresket: bukuria e shpejtesise. Nje makine garimi me trupin e saj te stolisur me tuba te medha shkarkimi si gjarperinj me nje fryme shperthyese, nje makine qe hungerin dhe qe duket sikur po shket neper fragmente bombash, eshte me e bukur se vet Fitorja e Samothrace (referuar skulptures helene me krahe Nike, e shek. II, p.k).


2. Ne duan t’i kendojme njeriut qe mban timonin, avulli ideal i te cilit pershkon token, i vethedhur ne pisten e orbites se tij.

3. Nuk ka bukuri vecse ne lufte. Asnje kryeveper pa karakterin e saj agresiv. Poezia duhet te jete nje sulm i dhunshem kunder forcave te panjohura, duke i bere atyre thirrje qe te shtrihen perpara njeriut.

4. Ne qendrojme ne kepin e larget te shekujve. Cfare kuptimi ka qe te shikojme pas nesh, kur detyra jone eshte qe te thyejme portat misterioze te te pamundures? Koha dhe Hapesira vdiqen dje. Ne tashme jetojme ne absoluten, duke qene se ne tashme e kemi krijuar shpejtesine e perjetshme te gjithepranishme.

5. Ne duam qe te levdojme luften – higjenen e vetme te botes – militarizmin, patriotizmin, xhestin shkaterrues te anarkistit, idealet e bukura qe vrasin, dhe percmimin e gruas.

6. Ne duam qe te shkaterrojme muzete, librarite, te luftojme kunder moralizmit, feminizmit, dhe te gjitha burracakerive te tjera oportuniste dhe utilitare.

7. Ne do t’i kendojme turmave te medha te flakura nga puna, kenaqesia ose revolta; dallgezimin e revolucioneve shumengjyreshe dhe polifonike ne kryeqytetet moderne; vibrimet nokturne te arsenaleve dhe kopshteve te tyre nen henat e dhunshme elektrike; stacionet hekurudhore te pangopura qe perpijne gjarperinj qe tymosin; fabrikat e varura nga rete nga ylberet e tymyt te tyre; urat qe kercejne si atletet te hedhur permbi takemin diabolik te lumenjeve te diellte; tymnajat aventuroze qe nuhasin horizontin; lokomotivat gjoksgjera, qe lodrojne mbi shina si kuaj te medhenj prej celiku qe mbahen nen fre nga tuba te gjate; dhe fluturimin rreshqites te aeroplaneve helikat e te cileve valeviten si nje flamur ne ajer, si duartrokitja e nje turme entuziaste.

Shkeputur nga Manifesti Futurist, Filippo Marinetti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty