POEZIAntonio MachadoPërzgjedhje poezish nga Antonio Machado

Përzgjedhje poezish nga Antonio Machado

-


Era, një ditë të shkëlqyer, thirri

Shpirtin tim me një aromë jasemini.

Në këmbim të aromës së jaseminit tim,

Unë dua të gjithë aromën e trëndafilave
të tu.

Unë nuk kam trëndafila; të
gjitha lulet

Në kopshtin tim kanë vdekur.

Mira atëherë, do të marr petalet
e vyshkura

Dhe gjethet e verdha dhe ujërat
e ujëvarës.

Era u largua. Dhe unë vajtova.
Dhe i thashë vetes:

Çfarë ke bërë me kopshtin që t’u
besua ty?

Nga Antonio Machado

 

 

Filozofia ime është thellësisht
e trishtë, por unë nuk jam një burrë i trishtuar, dhe unë nuk besoj se trishtoj
ndokënd. Me fjalë të tjera, fakti që, unë nuk e praktikoj filozofinë time me
shpëton nga magjia e saj djallëzore, apo, përkundrazi, besimi im tek rraca
njerëzore është më e fortë sesa analiza ime intelektuale për të; aty shtrihet
ujëvara e rinisë ku zemra ime lahet vazhdimisht. 

Nga Antonio Machado

 

 

Mendova se oxhaku im kishte
vdekur

Dhe kështu trazova hirin e tij.

M’u dogjën gishtat.

Nga Antonio Machado

 

 

A po fle zemra ime?

A kanë ndalur së punuari

Kosheret e bletëve të ëndrrave të mia?

Rrota e mendjes sime është tharë

Kupa është zbrazur

Vetëm hije brenda?

Jo, zemra ime nuk po fle.

Është e zgjuar, plotësisht e
zgjuar.

Nuk po fle, nuk po ëndërron

Sytë e saj janë plotësisht të
hapur

Duke parë sinjalet e largëta,
duke dëgjuar

Skajet e heshtjes vigane.

Nga Antonio Machado

 

Kam ecur nëpër shumë rrugë

Dhe kam pastruar shumë shtigje;

Kam lundruar njëqind oqeanë

Dhe jam ankoruar në njëqind brigje.

Kudo, kam parë

Karvanë trishtimi,

Njerëz pompoz dhe melankolik

Të dehur me hije të zeza,

Dhe njerëz të deprivuar

Që vështrojnë, që mbajën qetësi, dhe mendojnë

Ata dinë, sepse ata nuk pijnë

Verë në lokalet fqinje.

Njerëz të këqinj që vërdallosen

Duke ndotur tokën…

Kudo, kam parë

Njerëz që vallëzojnë apo që luajnë,

Kur munden, dhe punojnë

Katër grushtet e tyre të tokave.

Nëse shfaqen diku,

Ata nuk pyesin kurrë se ku janë.

Kur udhëtojnë, ata kalërojnë

Mbi kurrizin e mushkave të plakura,

Dhe ata nuk dinë se si të nxitojnë,

Madje as për festa.

Kur ka verë, ata pijnë;

Kur nuk ka verë; ata pijnë ujë të ftohtë.

Ka njerëz të mirë, që jetojnë,

Punojnë, që e shtyjnë, dhe që ëndërrojnë;

Dhe në një ditë si gjithë të tjerat

Ata shtrihen nën tokë.

Kam ecur nëpër shumë rrugë nga Antonio Machado

 

 

Ky Narcizi ynë

Nuk mund ta shikojë fytyrën e tij në pasqyrë

Sepse ai është kthyer në pasqyrë.

Nga Antonio Machado

 

 

Dhe kur të vijë dita për udhëtimin përfundimtar

Dhe anija pa kthjim do të niset në lundrim

Mua do të më gjeni në bord, duke udhëtuar lehtshëm

Thuajse lakuriq, si fëmijët e detit.

Nga Antonio Machado

 

 

A do të vdesë bota e magjepsur me ty

Ku varet kujtesa

Për të pastruar frymët e jetës

Hijet e bardha të një dashurie të parë

Një zë që ka ngecur në zemrën tënde, dora

Që kërkoje të rrëmbeje në ëndrrat e tua

Dhe çdo dashuri

Që ra në shpirt deri në fund të qiellit?

A do të vdesë bota jote me ty

Jeta e vjetër që ti e ribëre sipas mënyrës tënde?

A ka punuar kudhra dhe kasollja e shpirtit tënd

Për pluhur dhe hi?

A do të vdesë bota e magjepsur
me ty, nga Antonio Machado

 

 

Mbrëmë teksa po flija

Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm

Një pranverë po shpërthente

Në zemrën time

Unë thashë: Bashkë me çfarë kanali sekret po vjen tek unë

Ujë i një jete të re

Që nuk e kam pirë kurrë?

Mbrëmë teksa po flija

Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm

Që kisha një koshere bletësh

Brenda zemrës sime

Dhe bletët e arta

Po bënin kreshpa të bardha

Dhe mjalt të ëmbël

Nga dështimet e mia të vjetra

Mbrëmë teksa po flija

Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm

Që një diell i zjarrtë

Po ndriçonte brenda zemrës sime

Ishte i zjarrtë sepse ndjeva

Ngrohtësinë e tij si nga një vatër

Dhe një diell sepse më dha dritë

Dhe lot rrodhën nga sytë e mi

Mbrëmë teksa fjeta

Ëndërrova, një gabim të mrekullueshëm

Se ishte Zoti

Ai që kisha në zemrën time

Mbrëmë teksa po flija nga
Antonio Machado

 

 

Shpresa thotë: një ditë

Ti do ta shikosh atë, vetëm nëse
do të presësh.

Dëshpërimi thotë:  

Gjithçka të ka mbetur prej saj është
ithtësia.

Rrih, zemër…Toka

Ende nuk ka përpirë çdo gjë.

Nga Antonio Machado

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda
Suti

 

 

 

  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty