POEZIAlda MeriniPërzgjedhje poezish nga ALDA MERINI

Përzgjedhje poezish nga ALDA MERINI

-

 

Ka një vend në botë ku rreh zemra 

Ku mbetemsh pa frymë për të gjitha
emocionet që ndjen

Ku koha ndalon dhe nuk ke moshë

Ai vend është krahët e tu

Ku zemra nuk plaket

Ndërsa mendja nuk rresht kurrë së
ëndërruari

Nga Alda Merini

 

 

Sa për mua, unë kam qenë një zog  

Me një mitër të butë

Dikush ma çau fytin

Thjesht për shaka

Sa për mua, unë kam qenë një albatros i
madh

Duke u vërtitur mbi dete

Dikush i dha fund udhëtimit tim

Por edhe e shtrirë përtokë

Unë këndoj për ty tani

Këngët e mia të dashurisë  

Nga Alda Merini

 

Ne jemi të uritur për ëmbëlsi

Në një botë ku çdo gjë ëhstë me
bollëk

Ne jemi të varfër nga kjo
ndjenjë

E cila është si një përkëdhelje

Për zemrën tonë

Ne kemi nevojë për të gjitha
këto xhestet e vogla

Që na bëjnë të ndjehemi mirë

Embëlsia

Është një dashuri e çinteresuar
dhe bujare

Që nuk kërkon asgjë tjetër

Për t’u kuptuar dhe vlerësuar

Nga Alda Merini

 

 

Bekuar qofshin ata që do ta puthin
gjithmonë njëri-tjetrin përtej buzëve,

Duke kapërcyer kufijtë e kënaqësisë

Për të ushqyer ëndrrat.

Nga Alda Merini

 

 

Asgjë nuk mi kreh flokët aq mirë sa era.

Nga Alda Merini

  

 

Ata si unë shikojnë gjithmonë përpara,
edhe nëse zemra mbetet gjithmonë pak hapa pas.

Nga Alda Merini

 

 

Ata si unë nuk tradhëtojnë kurrë

Ata si unë kanë vlera të ngulura në kokë

Sikur të ishin pjesë të një puzzle

Ku çdo pjesë e vetme ka vendin e vet

Dhe ku duhet të shkojë

Asgjë nuk është më pak e vlefshme

Asgjë nuk është sipërfaqësore apo e
parashikueshme

As miqtë e mi

As familja ime

As të dashurit

Që deshën, që kërkuan, që mbrojtën, që
duruan

Ata si unë japin ëndrra

Edhe me koston e të mbeturit pa
ëndrra…

Ata si unë japin shpirtin e tyre

Sepse një shpirt i vetëm

Është si një pikë uji në shkretëtirë

Nga Alda Merini

 

 

Zoti im, shpjegoma dashurinë

Si mund ta duash mishin pa puthur
shpirtin?

Nga Alda Merini

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty