POEZIAntonio MachadoKam ecur nëpër shumë rrugë nga Antonio Machado

Kam ecur nëpër shumë rrugë nga Antonio Machado

-

Kam ecur nëpër shumë rrugë
Dhe kam pastruar shumë shtigje;
Kam lundruar njëqind oqeanë
Dhe jam ankoruar në njëqind brigje.
Kudo, kam parë
Karvanë trishtimi,
Njerëz pompoz dhe melankolik
Të dehur me hije të zeza,
Dhe njerëz të deprivuar
Që vështrojnë, që mbajën qetësi, dhe mendojnë
Ata dinë, sepse ata nuk pijnë
Verë në lokalet fqinje.
Njerëz të këqinj që vërdallosen
Duke ndotur tokën…
Kudo, kam parë
Njerëz që vallëzojnë apo që luajnë,
Kur munden, dhe punojnë
Katër grushtet e tyre të tokave.
Nëse shfaqen diku,
Ata nuk pyesin kurrë se ku janë.
Kur udhëtojnë, ata kalërojnë
Mbi kurrizin e mushkave të plakura,
Dhe ata nuk dinë se si të nxitojnë,
Madje as për festa.
Kur ka verë, ata pijnë;
Kur nuk ka verë; ata pijnë ujë të ftohtë.
Ka njerëz të mirë, që jetojnë,
Punojnë, që e shtyjnë, dhe që ëndërrojnë;
Dhe në një ditë si gjithë të tjerat
Ata shtrihen nën tokë.
Kam ecur nëpër shumë rrugë nga Antonio Machado
Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti
Piktura nga Ekspozita “Deteve Ngjyre Vere”, nga Orion Shima, ne Galerine FAB

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty