PIKTURËJohannes VermeerVAJZA ME VËTH PERLE / MONA LIZA E VERIUT...

VAJZA ME VËTH PERLE / MONA LIZA E VERIUT NGA JAMES EARLE

-

Përse është kaq magjepsëse kjo pikturë?

A është duke u kthyer ajo nga ne apo larg nesh?

 

Askush nuk bie dakord mbi këtë. Ajo është subjekti
mistreioz i mjeshtrit holandez Johannes Vermeer ‘Vajza me vëth perle,’ një
pikturë të cilës shpesh i referohen si ‘Mona Liza e Veriut.’ Duke qenë pjesë e stilit
holandez të pikturave të idealizuara, ndonjehërë tejet shprehëse të njohura si
‘fytyrat’, ‘Vajza me vëth perle’ ka joshjen dhe finesën karakteristike të
veprave të Vermeer-it. Por kjo pikturë veçohet nga skenat e qeta narrative që i
vëmë re nga larg në shumë nga pikturat e Vermeer-it.

 

Një vajzë që lexon një letër…

Një mësim pianoje…

Portreti i artistit duke punuar…

 

Këto piktura na japin një ndjesi intimiteti, ndërkohë që,
ato ende e mbajnë largësinë e tyre, një perde e vizatuar në krah të pikturës, shpesh
thekson një lloj ndarje. Ne mund të shikojmë një mjelëse teksa derdh qetësisht
një qyp me qumësht, por ai qumësh nuk është për ne. Ne jemi vetëm spektatorë. Kompozimi
i studiuar i pikturave të Vermeer-it, përfshin një harmoni të ekuilibruar. Me
një dysheme me katrorë që vihet re në shumë prej veprave të tij, Vermeer-i shpalos
mjeshtërinë e tij në lidhje me perspektivën dhe largpamësinë. Kjo është një
teknikë që përdor shtrembërimin për të dhënë iluzionin e një objekti që tërhiqet,
apo zmbrapset në largësi.

 

Elementë të tjerë si linjat e shikimit, pasqyrat dhe
burimet e dritës, përshkruajnë çastet nëpërmjet hapësirës dhe pozicionit. Gruaja
që lexon një letër afër një dritareje të hapur, është vendosur saktësisht në mënyrë
të tillë që, dritarja të mund të reflektojë imazhin e saj mbrapsht tek
shikuesi. Madje Vermeer-i do të fshihte këmbën e një këmbaleci për hir të
kompozimit të tij.

 

Mungesa e këtyre elementëve jetëson ‘Vajzën me vëth
perle’. Trajtimi që Vermeer-i i bënte dritës dhe hijeve, ose dritëhijes në
pikturë, përdor një sfond të zi, të sheshtë për të ndriçuar më tej
tri-dimensionalitetin e saj. Në vend që, të jetë pjesë e një grupi në një skenë
narracioni teatral, ajo kthehet në një subjekt psikologjik. Kontakti i saj me
sy dhe buzët disi të hapura, që duken sikur ajo është gati të na thotë diçka, na
tërheqin drejt vështrimit të saj.

 

Subjektet trandicionale të pikturës, shpesh ishin figura
nga fisnikëria ose figura fetare.

 

Kështu, përse po pikturonte Vermeer-i një vajzë anonime?

 

Në shekullin e XVII-të, qyteti i Delfit, si Holanda në përgjithësi,
ishin kthyer kundër aristokracisë sunduese dhe Kishës Katolike. Pas tetë
dekadash rebelimi kundër fuqive spanjolle, holandezët filluan të favorizonin
idenë e vetësundimit dhe të një republike politike. Qytete, si Delfi, ishin të
pambikëqyrura nga mbretërit ose nga peshkopët, kështu, shumë artistë si
Vermeer-i u mbetën pa patronët tradicionalë.

 

Fatmirësisht, novacionet në biznes të kryesuara nga
Kompania Holandeze India Lindore, e transformuan peisazhin ekonomik në Holandë.
Ajo krijoi një klasë tregëtarësh dhe një lloj të ri patronësh. Duke dëshiruar që
të përfaqësoheshin në pikturat për të cilat ata financonin, këta tregtarë
prefronin subjektet e klasës së mesme, të paraqitura në hapësira të ngjashme me
vet shtëpitë e tyre dhe të rrethuar nga objekte të njohura. Hartat që shfaqen në
pikturat e Vermeer-it, për shembull, konsideroheshin të kohës dhe të
sofistikuara nga klasa e tregtarëve që njihet si Epoka e Artë Holandeze.

 

Çallma orientale e veshur nga ‘Vajza më vëth perle’
gjithashtu, thekson natyrën materialiste të klasës së tregtarëve, dhe vet
perla, një simbol i pasurisë, që në fakt është një ekzagjerim. Vermeer nuk do të
mund ta përballonte dot vet një perlë të vërtetë të asaj përmase. Me shumë mundësi
ajo ka qenë xham ose një copë e vogël metali e lustruar për t’u dukur si perlë.
Ky mirazh pasurie pasqyrohet në vet këtë pikturë.

 

Në një kontekst më të madh, perla shfaqet e rrumbullakët
dhe e rëndë, por një vështrim i detajuar tregon se ajo është një njollë
pluskuese boje. Nga një inspektim të afërt, ne na kujtohet fuqia e Vermeer-it
si një krijues iluzionesh.

 

Ndonëse, ne mund të mos ta dime kurrë se cili ishte
identiteti i vërtetë i ‘Vajzës me vëth perle,’ ne mund të angazhohemi me
portretin e saj në një mënyrë të paharrueshme. Ndërsa, qëndron varur në shtëpinë
e saj të përhershme, në Muzeun Mauritshuis në Hagë, prania e saj është në të
njejtën kohë penetruese dhe fine. Në mënyrën e saj enigmatike, ajo përfaqëson
lindjen e perspektivës moderne mbi ekonominë, politikën dhe dashurinë.

 

Burimi: TED-ED, 2016

https://www.youtube.com/watch?v=pM_IzEAv5d4&list=PL3ZKI31BeUxDSCfc86fqhqsC9uoR4ocxz

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty