PIKTURËRene MagritteSI JU NDIHMON ARTI NË PËRMIRËSIMIN E AFTËSIVE ANALITIKE...

SI JU NDIHMON ARTI NË PËRMIRËSIMIN E AFTËSIVE ANALITIKE NGA AMY E. HERMAN

-

Ekziston një qëndrim mbizotërues se, arti nuk ka rëndësi në
botën reale. Por studimi i arti mund të fuqizojë perceptimin dhe aftësitë tona për
t’i përkthyer të tjerëve atë që ne shikojmë. Dhe këto janë aftësi të dobishme.
Këto aftësi mund të shpëtojnë jetë.

 

Doktorët, infermieret, dhe agjentët e përforcimit të
ligjit mund të përdorin pikturën, skulpturën dhe fotografinë si një mjet për të
përmirësuar më tej mprehtësinë e tyre pamore dhe aftësitë komunikuese, të cilat
janë thelbësore gjatë një investigimi dhe emergjencave të caktuara. Nëse jeni
duke trajtuar një plagosje, investigimi i një skene krimi, ose përpjekja për t’ia
përshkruar secilën nga këto gjëra një kolegu, arti do t’ju bëj më të mirë në këtë
gjë.

 

Le të përfytyrojmë se ju jeni një polic sezonal ose një
doktor i përkushtuar, por gjithashtu përfytyroni sikur ndodheni në një muze dhe
do të shikojmë një pikturë. Pikturën ‘Përtej kohës’, 1938 të Rene Magritte
paraqet një mjedis të brendshëm misterioz dhe kompleks që na fton ta
analizojmë, ndryshe nga ajo që kërkohet për simptomat e një pacienti ose në skenën
e një krimi.

 

Një tren në miniaturë, origjina dhe destinacioni i të
cilit, janë të panjohura është duke dalë nga një oxhak, dhe tymi nga lokomotiva
duket sikur ngjitet lart sipër oxhakut sikur ndodh edhe kur ka zjarr, që dukshëm
mungon poshtë në oxhak ku duhet të kishte zjarr. Misteri i kësaj skene jehon në
sallën e ndjenjes që është e zbrazët, që përforcohet edhe nga dyshemetë prej
druri kaf dhe druri në krahë të djathtë të oxhakut. Sipër oxhakut janë dy mbajtëse
qirinjsh dhe një orë. Pas këtyre objekteve është një pasqyrë e madhe që na
zbulon një ambient të zbrazët dhe vetëm një refleksion të pjesshëm të objekteve
sipër tij. Ballafaqimi i këtyre objekteve që rrefojnë lëvizjen e trenit, ngre
një sërë pyetjesh për të cilat nuk duket se ka një përgjigje të dukshme.

 

A e përmblodha pikturën në mënyrë të saktë apo lashë disa
detaje jashtë?

 

Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe nëse shikoni edhe diçka
tjetër në një pikturë, por po sikur të jemi që të dy policë sezonalë? Unë ju thërras
që të më ndihmoni. Dhe ju vini vetëm për të kuptuar se dy ninxhat që kisha përmendur
janë, në fakt, gjashtë ninxha hajdutë me lazera.

 

Një studim i kujdesshëm i artit mund t’i trajnojë
shikuesit që të studiojnë me kujdes, të analizojnë elementët e vëzhguar, t’i
artikulojnë ato shkurtimisht, dhe të formulojnë pyetje për të adresuar mospërputhjet
e dukshme. Shqyrtimi i detajeve të një skene të panjohur, në këtë rast të një
vepre arti, si edhe vëzhgimi më saktësi i çdo kundërshtie të mundshme është një
aftësi thelbësisht mjaft e rëndësishme si për njerëzit që shikojnë, për
shembull, grafitë e pacientëve, ose ata që marrin në pyetje të dyshuarit.

 

Le ta marrim në pyetje këtë pikturë. OK, Magritte, këtu
kemi një pikturë relativisht të vogël që ti ke pikturuar:

 

Por përse nuk kemi shina për trenin aty?

Përse nuk ka zjarr?

Çfarë ka ndodhur me qirinjtë?

Për se nuk ka oxhaku një tunel të vogël për trenin?

 

Ai thjesht del direkt nga muri. Dhe ora na thotë se ora është
një pa një cerek, por nuk jam e sigurt nëse drita që vjen nga dritarja në një kënd
thotë që sapo ka kaluar koha e drekës.

 

Për çfarë është e gjitha kjo pikturë?

 

Dhe këtu është pjesa kur ti, kolegu im i besuar (nga
dyshja e policëve sezonalë) më frenon, dhe unë largohem. Ti i çon Magritte një
filxhan me kafe dhe ti e mban atë në ‘zgarë’ për të parë nëse kjo piktrë do t’i
qëndrojë një rasti në gjykatë. Shikuesit mund të ofrojnë një përshkrim më të
detajuar dhe më të saktë të një situate duke artikuluar se çfarë është parë dhe
çfarë jo. Kjo është veçanërsiht e rëndësishme në fushën e mjekësisë. Nëse një sëmundje
evidentohet nga tri simptoma, dhe vetëm dy janë të pranishme tek një pacient,
një profesionist mjekësor duhet të deklarojë në mënyrë eksplicite mungesën e
simptomës së tretë, duke specifikuar qe pacienti mund të mos ketë atë sëmundje
që dyshohet. Çdo mungesë e dukshme në simptoma janë të dukshme vetëm për një sy
të trajnuar për t’i parë këto mungesa.

 

Arti i mëson profesionistëve përgjatë një spektri të gjerë
fushash të ndryshme disiplinore jo vetëm që të bëjnë pyetje më efektive mbi atë
që nuk mund të jipet përgjigjje e menjëhershme, por gjithashtu, dhe që është
edhe më e rëndësishme, si të analizojmë situata komplekse dhe ato të botës
reale nga një perspektivë e re dhe e ndryshme, duke zgjidhur përfundimisht
probleme të rëndësishme.

 

Një vëmdendje e thellë ndaj detajit, aftësia për t’u
zmbrapsur atëherë kur duhet dhe të shikosh në një mënyrë të ndryshme, ne duam që
në fillim ata që do të japin përgjigjjet të kenët aftësitë e duhura analitike, të
paktën atë historianëve të artit të nivelit master.

 

Arti na trajnon të investigojmë, dhe kjo është një aftësi
për botën reale nëse me të vërtetë ka një të tillë.

 

Burimi: TED-ED, 2013

https://www.youtube.com/watch?v=ubEadhXWwV4

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty