PIKTURËJohannes VermeerVermeer...Tradita e hershme e artit flamand mbetet burimi me...

Vermeer…Tradita e hershme e artit flamand mbetet burimi me i madh shpirteror e figurativ i tij.

-

Vermeer…Tradita e hershme e artit flamand mbetet burimi me i madh shpirteror e figurativ i tij. Nje nder veprat me te njohura te Vermerit “Oficeri dhe vajza qe qesh” mjafton per te treguar lidhjet e ngushta te piktorit me artin e vendit te tij. Atmosfera e ngrohte e dhomes se zakonshme ku bisedojne te dy personazhet, qendrimi dinjitoz i tyre, si dhe gama e pasur ngjyrore i japin kesaj tabloje seriozitetin me te cilin piktura flamande dhe ajo holandeze i trajtonte skenat nga jeta e perditshme. Tradites se artit te vendit te tij i perket edhe trajtimi material i sendeve qe shohim ne tablo: tavolines, mbuleses, karriges, gotes dhe hartes se varur ne mur, qe te gjitha me nje pamje mjaft te prekshme. Me kete prirje per te nxjerre ne pah materialitetin e sendeve dhe frymen e dukshme te seriozitetit e qetesise qe sundon ne te gjithe kuadrin, “Oficeri dhe vajza qe qesh” na kujton pararendesen dyqind e ca vcejare: tablone e Van Ejkut “Xhovani Arnolfini dhe gruaja e tij”. Nderkohe tabloja e Vermerit lidhet me artin barok te kohes ndermjet iluzionit te pafundesise ne kohe dhe ne hapesire qe eshte krijuar ne tablo. Drita qe hyn nga dritarja e hapur dhe harta gjeografike e varur ne mur nenkuptojne pikerisht shtrirjen e ngjarjes tej mureve te dhomes ne castin qe ndodh.
Shkeputur nga libri ‘Mjeshter te piktures’, nga Eduard Guxholli, Sh. B. 8 Nentori, 1990
Piktura, Oficeri dhe vajza qe qesh, 1658, Johannes Vermeer dhe piktura e fundit, Xhovani Arnolfini dhe gruaja e tij, e Van Ejkut #vaneyck

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty