PIKTURËFrida KahloFRIDA KAHLO: GRUAJA PAS LEGJENDËS NGA ISEULT GILLESPIE

FRIDA KAHLO: GRUAJA PAS LEGJENDËS NGA ISEULT GILLESPIE

-

“Këmbë, për çfarë më duheni, kur unë kam krahë për të fluturuar?”

Frida Kahlo

 

Në vitin 1925, Frida Kahlo po kthehej në shtëpi pas shkollës
në qytetin e Meksikës kur autobuzi me të cilin ajo po udhëtonte u përplas me
makinat në rrugë. Si pasojë, ajo mori plagë fatale në shtyllën kurrizore dhe në
leg, duke bërë që ajo të kalonte muaj të tërë në shtrat pas aksidentit. Gjatë
kohës që kaloi në shtrat, ajo kishte një këmbalec piktori në shtratin e saj që
të mund të të praktikonte teknikat e pikturimit dhe kur filloi që të punonte ajo
filloi që ta pikturonte botën sipas vizionit të saj të veçantë.

 

Gjatë gjithë jetës së saj ajo do të kthehej në krijuesen
dhe muzën e një arti të jashtëzakonshëm. Veprat e saj na japin mundësinë që t’a
shikojmë botën përmes syve të saj. Ajo pikturoi miqtë, familjen e saj, natyrë të
qetë dhe tematika shpirtërore, por do të ishin portretet e saj mesmerizuese ato
që do të kapnin vëmendjen e botës. Në një vepër të hershme të një portreti më
fustan të kadifenjtë  fokusi është tek vetullat
e saj të theksuara, qimet e fytyrës, qafën e gjatë dhe vështirmin e saj të
frikshëm. Këto tipare mbetën edhe më pas, por shpejt Kahlo do ta paraqiste
veten në mënyra më të pazakonta si p.sh., portreti me shtyllën kurrizore të
thyer, ku ajo përdor simbolizmin, imazheri fetare dhe peisazh të thyer për të
paraqitur gjendjen e saj fizike dhe mendore.

 

Në vitin 1923, Kahlo filloi që të dilte me piktorin Diego
Rivera. Ata u bënë partnerë të përjetshëm dhe kultivuan një famë eksentrike.
Ata udhëtuan nëpër botë dhe iu përkushtuan artit, politikës komuniste dhe
nacionalizmit meksikan. Kahlo dhe Rivera ishin pjesë e një lëvizje që lartësonte
kulturën indigjine dhe revolucionin. Në jetën e saj të përdithsme, Kahlo vishej
me fustan tijhuanian dhe zhytej ne sipirtualitetin vendor. Edhe në punën e saj
ajo i referoj shpesh kulturës popullore meksikane si ngjyrat e ndezura,
referencat e lidhura me vdekjen, fenë dhe natyrën. Me imazhet e saj të luleve
gjigande pluskuese, pjesët e transplantuara të trupit, peisazhet ëngjëllore, dhe
retë e kadifenjta me demonë, do të bënte që shumë shpesh Kahlo të asociohej me
surrealizmin. Por ndërsa surrealistët përdornin ëndrrat për të eksploruar mendjen
e pavetëdijshme, Kahlo i përdorte ato për të paraqitur gjendjen fizike dhe përvojat
e saj jetësore.

 

Dy nga përvojat e saj më të shfrytëzuara ishin paftësia fizike
dhe martesa e saj. Si rezultat i aksidentit me autobuz ajo ka vuajtur nga
probleme të mëdha shëndetësore dhe ka qenë e shtruar për përiudha të gjata në
spital. Shpesh ajo do të bashkonte në pikturat e saj gjendjen e saj mendore me
atë fizike, duke pikturuar agoninë e saj, rikuperimet nga operacionet, ose duke
përdorur objekte si karrocën e saj.

 

Ndërkohë marrëdhëniea e saj me Rivera-n ka qenë e stuhishme
të shënjuara nga tradhëtitë reciproke, madje ata edhe u divorcuan një herë për
t’u rimartuar një vit me vonë. Gjatë kësaj periudhe ajo pikturoi dopio
portretin e saj, dy Fridat të cilat flasin për dhimbjen e humbjes dhe kuptimin
e vetes. Frida në të majtë ka një zemër të thyer e cila rrjedh gjak në fustanin
e saj viktorian. Ajo simbolizon një version të artistes, e cila është e lënduar
nga e shkuara dhe ajo është gjithashtu e lidhur me anë të një artereje me një
vete të saj të dytë. Kjo Frida mban veshur një fustan tijhuanian dhe megjithëse
ajo e kujton Diegon me portretin e vogël të tij që ajo mban në duar, por zemra
e saj mbetet e paprekur. Ato që të dyja sugjerojnë një pozicion ndërmjet të shkuarës
dhe të tashmes, individualitetin dhe pavarësinë.

 

Kahlo vdiq në vitin 1954 në moshën 47 vjeçare. Vitet pas
vdekjes së saj ajo gëzoi një famë që ka zgjatur deri në ditët e sotme. Trupi i
Kahlos na kujton se, nuk ka të vërteta të thjeshta për jetën, punën dhe
trashëgiminë e gruas pas ikonës. Në vend të këtyre, ajo ka paraqitur versione
të shumëfishta të vetes duke na hapur kështu disa rrugë drejt përmbajtjes së shpirtit
të saj.

 

Burimi: Leksionet e artit nga  TED-ED 

https://ed.ted.com/lessons/frida-kahlo-the-woman-behind-the-legend-iseult-gillespie

 

Përzgjodhi dhe përktheu nga anglishtja Enkeleda Suti

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty