ARTEKSPRESIONIZMI ABSTRAKT: KETË MUND TA BËJË EDHE MACJA IME?!...

EKSPRESIONIZMI ABSTRAKT: KETË MUND TA BËJË EDHE MACJA IME?! – NGA SARAH ROSENTHAL

-

TED-ED, 2016

 

Nëse vizitoni një muze që zotëron një koleksion të artit
modern dhe atij bashkëkohor, me shumë gjasa do të shikoni vepra që ndonjëherë ju
bëjnë të keni reagime të tipit:

 

‘Edhe maca ime mund ta bëjë këtë, pra si mund të jetë kjo
art?’

 

Një lëvizje e quajtur Ekspresionizëm Abstrakt, gjithashtu
e njohur edhe si Shkolla e Nju Jorkut, e merr këtë lloj reagimi veçanërisht
shumë shpesh. Ekspresionizmi abstrakt filloi në vitin 1943 dhe u zhvillua pas
fundit të Luftës së II Botërore. Ajo karakterizohet nga piktura të mëdha, kryesisht
abstrakte, të mbushura me kompozicione, të cilat duken sikur nuk kanë pika qëndrore
fokusi, dhe ku boja është e përhapur kudo në pikturë, duke shfaqur dhe nxitur emocione.

 

Grupi i artistëve,të cilët konsiderohen Ekspresionistë
Abstrakt përfshijnë Barnett Newman me zinxhirët e tij ekzistencialë, Williem de
Kooning, i famshëm për gratë e tij të shpërfytyruara, Helen Frankenthaler, e
cila krijoi njollat e bojës, dhe të tjerë. Por ndoshta më i famshmi, me më shumë
ndikim, ka qenë Jackson Pollock. Shumica e pikturave të tij janë menjehërë të
identifikueshme. Ato paraqesin lëmshe linjash boje të ndërthurura që përdridhen
vërdall në çdo cep të kanavacës. Dhe sigusisht, këto fusha kaosi janë të mëdha
dhe impresive, por çfarë i bën ato kaq të rëndësishme?

 

A nuk e hidhte ai bojën thjesht në mënyrë rastësore?

A nuk e bën dot këtë çdo njeri?

 

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është njëherësh po dhe jo.
Ndonëse, Pollock zbatonte një teknikë që teknikisht çdo njeri do të ishtë i/e aftë
që ta bënte parvarësisht trajnimit të tyre artistik, vetëm ai mund t’i realizonte
pikturat e tij.

 

Ky paradoks lidhet me rrënjët e punës së tij në vizatimet
automatike surrealiste të Andre Masson dhe të tjerë. Këta surrealistë, në mënyrë
të supozuar, vizatonin drejtëpërdrejtë nga e pavetëdijshmja e tyre për të
zbuluar të vërteta të fshehura brenda mendjes. Me raste, në vend të përfytyrimit
të diçkaje dhe më pas të vizatimit të saj, ata lejuan që duart e tyre të lëviznin
në mënyrë automatike, dhe më vonë ata ngacmonin me humor figura të njohura për
ta, që shfaqeshin në shkarravinat e tyre.

 

Pasi Pollock u largua nga përfaqësimi, ai u mor me piktura
që ai i realizonte nëpërmjet pikimit të bojës nga një shkop ose nëpërmjet
veprimeve të tij aktive, të cilat kishin një premisë të ngjashme, megjithëse ai
zhvilloi një teknikë firmë, vulë që lidhej vetëm me të dhe nuk kërkoi kurrë për
imazhe ose mesazhe të fshehura në punën e tij.

 

Në fillim, ai e merrte kanavacën nga këmbaleci dhe e
shtrinte atë në dysheme, një akt shkatërrues në vetvete. Pastaj në një vallëzim
të kontrolluar ai hynte në të gjithë kanvacën, duke hedhur bojë industriale në
të nëpërmjet shkopave dhe mjeteve të tjera, duke ndryshuar shpejtësi dhe
drejtim për të kontrolluar se si piktura hynte në kontakt me sipërfaqen. Këto lëvizje,
ashtu i shkarravinat e surrealistëve, në mënyrë të supozuar, kishin lindur nga
pavetëdija e Pollock-ut. Por ndryshe nga surrelaistët, pikturat e të cilëve përfaqësonin
përmbajtet e fshehura të mendjes, Pollock shfaqte manifestimet fizike të psikikës
së tij. Pikturat e tij janë në vetvete firma të mendjes së tij. Në teori, çdo njeri
do të ishte në gjendje të bënte një pikturë që buron si një gjurmë nga mendja e
tij/saj.

 

Pra çfarë e bën Pollock kaq të veçntë?

 

Është e rëndësishme të kujtojmë se, ndërsa, çdo njeri do të
kishte qenë në gjendje të bënte atë që bëri ai, ai dhe pjesa tjetër e Shkollës
së Nju Jorkut ishin, në fakt, ishin ata që i bënë këto piktura. Ata shkatërruan
traditën e pikturimit që qëndronte në këmbë për shekuj, duke detyruar botën e
artit që t’i rishikonte ato krejtësisht nga fillimi.

 

Por një arsye e fundit përse Jackson Pollock ka mbetur një
figurë dominante, buron nga objektet specifike që ai bëri, të cilat përmbajnë
kontradikta magjepsëse. Për shembull, ndërsa procesi i Jackson Pollock, rezultoi
në sipërfaqe të pikturuara të shesha radikale, rrjetat e linjave të pikturuara
mund të krijojnë iluzionin e një thellësie të shtresëzuar pafundësie, kur ato ekzaminohet
nga afër. Duket sikur kaosi i këtij lëmshi të  koklavitur e shpërfill kontrollin, por në fakt,
ai është produkt i një procesi të qëllimshëm, megjithëse, jo të planifikuar.

 

Këto karakteristika e bënë Pollock njeri të famshëm dhe
brenda historisë së artit, ai u ngrit gjithashtu në një status të mitifikuar,
atë të artistit gjeni, si hero. Fatkeqësisht puna e tij përforcoi aspektin jetëgjatë
elitist të artit. Elitiste, novatore, apo çfarëdolloj gjëje që zgjidhni ta
quani atë, historia që përfshihet në Ekspresionizmin Abstrakt, është i tillë saqë
asnjë mace, pavarësisht se sa e talentuar që mund të jetë ajo, nuk mund ta deklarojë
si mjeshtëri të vetën.

 

Burimi: 

https://www.youtube.com/watch?v=oG9jQBj1eqE&index=1&list=PL3ZKI31BeUxDSCfc86fqhqsC9uoR4ocxz

 

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty