ARTArti IslamikGJEOMETRIA KOMPLEKSE E DIZANJOVE NË ARTIN ISLAMIK NGA ERIC...

GJEOMETRIA KOMPLEKSE E DIZANJOVE NË ARTIN ISLAMIK NGA ERIC BROUG

-

Burimi: TED-ED

 

Në kulturën islamike,
gjeometria ndodhet kudo. Mund ta gjesh tek xhamitë, medresetë, pallatet dhe në
shtëpitë private. Kjo traditë ka filluar në shekullin e XVIII-të të erës sonë,
gjatë historisë së hershme të islamit, kur artizanët huazuan motivet që kishin
ekzistuar më parë në kulturën romake dhe atë persiane, duke i zhvilluar ato më
tej në forma të reja të shprehjes pamore. Kjo periudhë e historisë, ishte një
epokë e artë e kulturës islamike, gjatë të cilës shumë arritje të civilizimeve
të mëparshme u ruajtën dhe u zhvilluan më tej, duke rezultuar në përparime thelbësore
në studimin e shekencës dhe të matematikës.  

 

Si shoqëruese të saj
ishte një përdorim gjithnjë edhe më i sofistikuar i abstraksionit dhe i
gjeometrisë komplekse në artin islamik, nga motivet e ndërlikuara të luteve, për
zbukurimin e tapetëve dhe tekstileve, tek modelet e pllakave të cilat dukeshin
sikur përsëriteshin në pafundësi, duke frumëyuar magjepsje dhe zhytje në rendin
e së përjetshmes. Pavarësisht kompleksitetit të jashtëzakonshëm të këtyre
dizanjove, ato mund të krijohen thjesht me një kompas për të vizatuar rrathët,
si edhe një vizore për të vizatuar linja brenda tyre. Dhe nga këto mjete të
thjeshta rrodhi shumëfishimi kaleidoskopik i modeleve.  

 

Por si funskionon diçka e
tillë në pratikë?

 

Çdo gjë fillon me një rrethë.
Vendimi i parë kryesor është se si do ta ndash atë? Shumica e modeleve e ndajnë
rrethin në katër, pesë ose në gjashtë seksione të barabarta. Dhe çdo ndarje i
jep jetë modeleve të tjera dalluese. Ka një rrugë të lehtë për të përcaktuar nëse
çdo model bazohet mbi një simetri katër, pesë, ose gjashtë këndore.  Shumica përmbajnë yje të rrethuar nga forma
petale. Numërimi i numrit të rrezeve nga qendra e burimit të dritës, ose numrin
e petaleve rreth tij, na tregon se në cilën kategori bën pjesë ajo. Një yll me
gjashtë rreze, ose të rrethuar nga gjashtë petale i përket kategorisë gjashtëkëndore.
Ndërsa, ajo me tetë petale, është pjesë e kategorisë katërkëndore, dhe kështu
me rradhë.

 

Në këto dizenjo ka edhe
një përbërës tjetër sekret: një rrjetë koordinatash që fshihet poshtë dizenjos
kryesore. E padukshme, por thelbësore për çdo model, kjo rrjetë koordinatash ndihmon
në përcaktimin e shkallës së kompozimit përpara fillimit të punës, ajo siguron
që modeli të mbetet i saktë, dhe lehtëson shpikjen e modeleve të reja të
pabesueshme.

 

Le të shikojmë, një
shembull, se si vijnë këto elementë të gjithë bashkë. Do të fillojmë me një
rreth brenda një katrori dhe do ta ndajmë atë në tetë pjesë të barabarta. Më
pas, ne mund të vizatojmë një
çift linjash të cilat kryqëzohen, duke
u mbivendosur me njëra-tjetrën. Këto linja quhen linja ndërtimi, dhe duke
zgjedhur një grup nga segmentet e tyre, ne do të mundemi të formojmë bazat e
modeleve tona përsëritëse. Shumë dizanjo të ndryshme janë të mundura nga të njëjtat
linja të ndërtimit thjesht duke zgjedhur segmente të ndryshme.   

 

Dhe modeli i plotë, së
fundi, del kur ne krijojmë një rrjetë koordinatash me shumë përsëritje të kësaj
pllake të vetme në një proces të quajtur mozaik. Duke zgjedhur një grup linjash
të ndryshme ndërtimi, ne mund të kemi krijuar këtë model, ose atë tjetrin. Mundësitë
këtu janë vizualisht të pafundme.

 

Ne mund të ndjekim të njëjtat
hapa për të krijuar modelet gjashtëkëndore, duke vizatuar linja ndërtimit mbi
një rreth të ndarë në gjashtë pjesë, dhe më pas ta vendosim atë në një mozaik,
dhe atëhëre do të kemi diçka të tillë. Këtu kemi edhe një model tjetër gjashtë
këndor që është shfaqur gjatë këtyre shekujve dhe në të gjithë botën islamike, duke
përfshirë Marrakesh-in, Agra-n, Konya, dhe në Alhambra. Modelet katërkëndore
futen në një rrjet koordinatash, dhe një model gjashtëkëndor në në rrjet gjashtëkëndor.
Modelet katërkëndore futen në një rrjetë katrore dhe modelet gjashtëkëndore në
një rrjetë gjashtëkëndore.

 

Megjithatë, modelet pesë
këndore, janë më sfidueset për t’u vendosur në mozaik sepse pesëkëndëshat nuk e
mbushin plotësisht një sipërfaqe, kështu që, në vend të krijimit të një modeli
në një pesëkëndësh, duhen shtuar forma të tjera për të bërë diçka që mund të përsëritet,
dhe që do të rezultojë në modele të cilat mund të duken padallueshmërisht
komplekse, por që ende mbeten relativisht të thjeshtë për t’u krijuar.  

 

Gjithashtu, mozaiku nuk
kufizohet vetëm tek format e thjeshta gjeometrike, siç tregon puna e M. C.
Escher-it. Dhe ndërsa, tradita islamike e dizenjove gjemetrike nuk ka tendencë
të fusë në punë elementëtë tillë si peshq dhe fytyra, ndonjëherë ajo përdor
forma të shumëfishta për të punuar mbi modele komplekse.  

 

Kjo traditë më shumë sesa
1,000 vjeçare ka përdorur gjeometrinë bazike për të prodhuar punë të ndërlikuara,
dekorative dhe të këndshme për syrin. Dhe këta mjeshtra kanë provuar se sa shumë
është e mundur të arrihet me pak intutitë artistike, krijmtari, përkushtim dhe
me një kompas dhe vizore të madhe.

 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=pg1NpMmPv48

 

Përzgjodhi dhe përktheu
nga anglishtja – Enkeleda Suti

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Të fundit

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN | Nga ARTAN SHABANI

KOLEKSIONIZMI SI FENOMEN Koleksionizmi i artit është një fenomen që daton me antikitetin greko-romak dhe me kalimin e kohës koleksionizmi...

Me trupin tend te mornicuar / Nga Joyce Mansour

E hapa koken tende Per te lexuar mendimet e tua I pertypa syte e tu Per te shijuar veshtrimin tend E piva gjakun...

Dua te fle krahe me krahe me ty, nga Joyce Mansour

Dua te fle krahe me krahe me ty Floket tone te gershetuar Sekset tona te bashkuara Me gojen tende per jastek Dua te...

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi

Seria e re e pikturave nga Parlind Prelashi @p.prelashi #art #artist #love #drawing #photography #artwork #instagood #photooftheday...

Podcast me Adriana Puleshi – 25 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Adriana Puleshi - 25 December 2023, Live nga Tirana,...

Podcast me Arif Lushi – 15 December 2023, Live nga Tirana, ALB

Posterat - Podcast me Arif Lushi - 15...

Duhet të lexoni

Ti mund të pëlqesh gjithashtu:
Rekomanduar për ty